ARKATANA

Fëmijët me nevoja të veçanta, prioritet i yni i përbashkët

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në rrugëtimin tim si kandidate për Kuvendin Komunal të Gjilanit nga PDK, me numrin 6, një nga angazhimet më të thella që mbaj në zemër janë fëmijët me nevoja të veçanta. Këta fëmijë nuk kanë nevojë për mëshirë, por për dashuri, përkrahje dhe mundësi të barabarta ka shkruar Mrika Krasniqi Shala.

Postimi i plotë:

Ata janë pasuria jonë e përbashkët, forca që na mëson çdo ditë durim, guxim dhe mirësinë njerëzore.

Unë besoj se Komuna e Gjilanit duhet të ndërtojë politika konkrete që i japin fund izolimit të tyre dhe familjeve të tyre.

ARKATANA

Është koha për:
● Investim në qendra dhe shërbime profesionale për zhvillimin dhe rehabilitimin e tyre.
●Mbështetje financiare dhe psikologjike për prindërit dhe familjet.
● Përfshirje të plotë në arsim dhe aktivitete kulturore e sportive.
●Trajnim të kuadrove profesionale që punojnë me ta, në mënyrë që secili fëmijë të ketë kujdesin që meriton.

Zëri im në Kuvendin Komunal do të jetë zëri i fëmijëve me nevoja të veçanta dhe i familjeve të tyre. Sepse një shoqëri e drejtë matet me kujdesin që i kushton më të ndjeshmëve.

Unë, Mrika Krasniqi Shala – kandidate nga PDK, nr. 6, jam e vendosur që ky vizion të bëhet realitet.

Së bashku mund të ndërtojmë një Gjilan më të drejtë, më të barabartë dhe më njerëzor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.