Hidromorava

Fëmijët me aftësi të kufizuara shënojnë ditën e tyre

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Qendra për trajtimin ditor të fëmijëve me aftësi të kufizuara sot shënoi ditën ndërkombëtare të fëmijëve me aktivitete të ndryshme në kompleksin e “Vali Ranch”. Aktivitetin e fëmijëve e ka përcjellur edhe Qemajl Mustafa, Xhemajl Salihu, Salije Mustafa dhe Bajram Isufi.

Ky aktivitet sipas Xhemajl Salihut drejtor për shëndetësi dhe mirëqenie sociale është mbështetur edhe nga kryetari i komunës Qemajl Mustafa, ku ishin rreth 40 fëmijë me prindërit e tyre dhe stafin e qendrës në Gjilan .

Fëmijët në këtë ngjarje kanë zhvilluar aktivitete të shumta si loja me parashutë, kalërimi , princesha dhe dragoi etj, të gjitha këto në funksion të socializimit të tyre dhe pjesëmarrjes aktive në aktivitete tha Salihu.

ARKATANA

Një pjesë të aktivitetit të tyre e ka përcjell edhe kryetari i komunës Qemajl Mustafa , deputetja e kuvendit të Kosovës , Salije Mustafa, drejtori i Ecohigjiena, Bajram Isufi.

Fëmijët pjesëmarrës dhe prindërit e tyre kanë falënderuar kryetarin e komunës dhe drejtorin e shëndetësisë për përkushtimin e tyre të vazhdueshme dhe përkrahjen e pa rezervë rreth projekteve të kësaj kategorie./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.