GRANDEMALL

Fëmijët kërkojnë burg të përjetshëm për babanë që ua ka vrarë nënën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Prokurori ka kërkuar 18 vjet burg për kosovarin i cili ka mbytur të shoqen. Por, e bija, ashtu si dhe 6 fëmijët tjerë, kërkon burg të përjetshëm për babanë.

Krimi ka ndodhur më 25 mars 2011 në një banesë në qytetin Aarau. Kosovari sot 62 vjeçar kishte mbytur bashkëshorten, atëbotë 59 vjeçe, duke e therur disa herë me thikë. Veç kësaj ai e kishte ngufatur atë me jastëk. 18 vjet burg, ishte kërkesa e prokurorit. (Për ngjarjen ka shkruar edhe albinfo.ch).

ARKATANA

Vajza që e ka gjetur të vrarë nënën e saj, duke u shprehur për televizionin Tele M1 ka kërkuar burg të përjetshëm për vrasësin. Sikur ajo mendojnë edhe fëmijët tjerë. Ata kanë shumë frikë nga lirimi i tij. Para se ta bënte krimin babai i tyre kishte thënë disa herë se donte ta mbyste bashkëshorten, madje edhe në sy të fëmijëve të përbashkët.

Njësoj mendon edhe një fqinje, e cila e ka parë se sa i dhunshëm ishte kur shpërthente 62 vjeçari dhe e rrihte gruan e tij. Prandaj edhe ajo kërkon dënim të përjetshëm për fqinjin. “Burg, derisa të vdesë, derisa të jetë aq i mplakur sa të mos mundet t`i bëjë askujt asgjë”. Ajo mendon se ky njeri është i rrezikshëm po të lihet i lirë.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.