Mobi Casa

Fëmijët i japin sharmë Manifestimit “Flaka e Janarit 2017”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjatë ditës së sotme të parafundit të Manifestimit multikulturor, fëmijët ishin ata të cilët me interpretimet e tyre në kuadër të pjesës “Xixat e Flakës 2017”, i kanë dhënë sharmin dhe shijen mbase më të këndshme tërësisë së manifestimit të këtij viti “Flaka e Janarit”, i cili po mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri.

Ata janë prezantuar para auditorit pjesëmarrës në sallën e Teatrit të Qytetit në Gjilan, me interpretimet e tyre të përgatitura, të përcjella me koreografi të nevojshme për këtë pjesë artistike.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet udhëheqësi i Njësisë për Kulturë, Rini e Sport, Bashkim Nexhipi, i cili ka qenë mjaft i fokusuar në mbarëvajtjen e tërësishme të kësaj pjesë artistike, sikundër edhe mbarë manifestimit në përgjithësi.

Ndërsa përkushtimi për pjesën artistike të programit të prezantuar në kuadër të pjesës “Xixat e Flakës” është paraqitur si domosdo e nxjerrjes në pah të vlerave sublime artistike të fëmijëve, sinonim të artit të së ardhmes sonë në përgjithësi.

FIDANISHTJA

Për këtë është përkujdesur me të gjitha elementet e nevojshme, si ato skenike, po ashtu edhe korreografike e programore, shkolla e mesme e ultë dhe e lartë e muzikës në Gjilan, dhe vet drejtori i këtij institucioni Kushtrim Jakupi.

Ai madje ka shfaqur hapur ngazëllimin e përgjithshëm për mbarëvajtjen e kësaj pjese për fëmijët, ndërkohë që ka theksuar të jetë ndarë i kënaqur me rrjedhën e tërësishme të këtij aktiviteti.

Manifestimi “Flaka e Janarit 2017” vazhdon në orët e mbrëmjes me njërën nga shtyllat më të rëndësishme të tij, “Pena e Flakës”, ku do të prezantohen rezultatet e konkursit letrar në prozë e poezi, derisa do të është mbajtur edhe ora e madhe letrare me krijimet e përzgjedhura paraprakisht./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.