Eko Higjiena

Fëmijët Gjerman sjellin dhurata për fëmijët e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Lodra, artikuj veshje, mjete shkollore dhe ëmbëlsira që fëmijët kanë marr nga kolegët e tyre nga Gjermania përmes organizatës ADRA.

Përfaqësuesit e organizatës humanitare ADRA, së bashku me përfaqësuesit e komunës së Ranillugut, kanë ndarë pako me dhurata për fëmijët në shkollën fillore, “Trajko Peric” në Ropotovë të Madhe.

Organizata humanitare ADRA, gjegjësisht “Adventisti” janë shumë aktivë për të ndihmuar njerëzit të cilëve ju është kërcënuar mbijetesa. Në përputhje me këtë angazhim, është organizuar organizata internacionale, jokomerciale, mbipartiake, humanitare ndërkombëtare, “Adventist Development and Relief Agency” (ADRA), me qëllim për të ofruar ndihmë për të gjithë njerëzit pa dallim feje, klase, racës apo etnisë.

ADRA operon në më shumë se 200 vende të botës. Në botë kjo organizatë ka ekzistuar për më shumë se 50 vjet kurse në Kosovë që nga viti 1998.

ARKATANA

Përfaqësuesi i organizatës, zoti Nikola Aslimovski i shoqëruar edhe nga kryetari i komunës së Ranillugut, Gradimir Mikic, dhe me drejtorin e shkollës fillore “Trajko Peric” , Goran Stamenkoviq ka ndarë pako për nxënësit e shkollës fillore nga klasa e parë deri në klasën e katërt.

Pakot që janë ndarë ose përmbajtja e dhënë është siguruar përmes aksionit “Fëmijët e Gjermanisë për fëmijët e Kosovës.”

Lodra, artikuj veshje, mjete shkollore dhe ëmbëlsira që fëmijët kanë marr nga kolegët e tyre nga Gjermania përmes organizatës ADRA janë gëzuar zemrat e tyre. Z. Mikic dhe zoti Aslimovs janë shprehur të kënaqur me ndihmën e ofruar fëmijëve të kësaj komune./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.