GRANDEMALL

Fëmijët e Shani S. kërkojnë dënim të përjetshëm për babanë e tyre

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Ndërsa mbrojtësi i tij ka kërkuar që vepra të cilësohet si vrasje e shumëfishtë me paramendim, për të cilën nuk parashihet dënim me burg të përjetshëm

Ka përfunduar seanca e sotme e procesit gjyqësor ndaj Shani S., të akuzuar për vrasjen e dyfishtë të kryer më 15 gusht 2011. Sot në Gjykatën e Qarkut në Pfäffikon ku po zhvillohet ky proces gjyqësor, është lexuar pledoajeu e avokatit të të akuzuarit dhe ai i përfaqësuesit të padisë.

Mbrojtësi i Shani S. duke folur për “rrethana specifike” në rastin e klientit të ij ka kërkuar që të hiqet dorë nga cilësimi i veprës penale si vrasje e shumëfishtë e rëndë ose e kualifikuar. Ai ka kërkuar që vepra të cilësohet si vrasje e shumëfishtë me paramendim, për të cilën nuk parashihet dënim me burg të përjetshëm. Por ai nuk ka përmendur një kohëzgjaje të caktuar të heqjes së lirisë për klientin e tij, duke ia lënë këtë trupit gjykues.

Nga ana tjetër jo vetëm prokuroria dhe avokatët e palëve të dëmtuara por edhe të gjithë, gjashtë fëmijët e moshës madhore të dorasit janë shprehur për dënimin maksimal, domethënë për dënimin me burg të përjetshëm. Përfaqësuesi juridik i fëmijëve ka thënë në pledoajenë e tij të mbajtur të premten se të mbrojturit e tij “kërkojnë që të lihen të jetojnë të qetë dhe në siguri sa më gjatë që të jetë e mundur”. Pasi që kërcënimet me vdekje që i ka shqiptuar sipas tyre, babai, kanë qenë të vazhdueshme.

Në seancën e sotme, avokati i kosovarit ka kërkuar të hidhet poshtë ekspertiza e prezantuar në këtë proces dhe që të bëhet një ekspertizë tjetër, pasi që asaj, sipas tij, i mungon objektiviteti. Por, trupi gjykues ka hedhur poshtë këtë kërkesë.

Uji Dea

Shani S., me dy fjali të shkurtra, ka kërkuar falje para të pranishmëve për krimin e bërë, njofton “Zürcher Oberländer”, dhe pas kësaj ka përfunduar seanca e sotme

Vendimi gjyqësor pritet të merret pas një jave.

Vrasja e dyfishtë e kryer më 15 gusht 2011 në Pfäffikon të Cyrihut pati bërë jehonë të madhe në opinionin zviceran. Sipas përshkrimit në aktakuzë, ditën kritike Shaniu, i cili, për shkak të kërcënimeve të mëparshme, e kishte të ndaluar t`i afrohej bashkëshortes (Sadete S.), ka përcjellë atë gjatë pauzës së drekës kur ajo po shkonte drejt shtëpisë. Enxjerr revolen nga xhepi dhe e qëllon Sadeten nga afërsia e drejtpërdrejtë. Ajo vdes në vend.

Më tutje, Shaniu shkon drejt ndërtesës së komunës ku pret se cila nga dy nëpunëset përgjegjëse për çështje sociale do të dilte e para. E para doli Daniela H., shefe e entit social dhe përgjegjëse e drejtpërdrejtë e tij (si përfitues i ndihmave sociale) dhe ai e qëlloi atë me revole drejt në kokë. Daniela vdes në spital, pak orë më vonë.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.