United Hospital

Fejzullahu: Shkollave të mesme i duhet afro 300 libra shqip në Luginë të Preshevës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Problematika e mungesës së teksteve për shkollat shqipe në Luginë të Preshevës ekziston kohë të gjatë dhe nxënësit akoma marrin pjesërisht shënime gjatë orëve të mësimit një praktikë e vjetruar mësimore.

Drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, Zejni Fejzullahu duke folur për mungesën e teksteve në gjuhën shqipe për nxënësit është shprehur kjo problematikë vështirëson funksionimin normal të procesit mësimorë.

Ai theksoi për “radioevropa e lirë”se mësimdhënësit mundohen por se së bashku me nxënësit gjenden në forma të ndryshme për mësimin.

ARKATANA

“Përkthimi I leksioneve nga serbishtja, anglishtja dhe në formën që secili mundet. Fatmirësisht në shkollën tonë kemi televizorë në çdo klasë dhe lehtësohet situata. Faktori numër 1 është nxënësi e pastaj vijnë librat, ne të parën e kemi ndërsa të dytën jo”, ka deklaruar Fejzullahu.

Sipas tij për shkollën e mesme janë siguruar vetëm 4 libra për gjuhën amtare nga viti i parë deri në të katërtin ndërsa nevojiten afro 300 libra tjerë./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.