RCCOLA

Fejzullahu shënon dy gola për Suedinë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Sulmuesi kosovar Erton Fejzullahu ka realizuar dy gola për përfaqësuesen e Suedisë që fitoi 2:1 kundër Moldavisë. Ndeshja ishte miqësore dhe u luajt të premten mbrëma në Abu Dhabi.

Suedia në këtë ndeshje nuk u paraqit me lojtarët më të mirë. Në turne të janarit përzgjedhësi i Suedisë fton lojtarë që janë kandidatë seriozë për një vend në përfaqësuese. Fejzullahu në lojë hyri në minutën e 71-të, ndërsa në minutën e 76-të realizoi për 1:1.

Fundamenti

Golin e fitores 25-vjeçari e shënoi në minutën e 86-të. Fejzullahu luan për Djurgardenin në Suedi.

Ai tash ka katër ndeshje e tri gola për ekipin “A” të Suedisë. Për U-21 të Suedisë ka shënuar shtatë gola në po aq ndeshje.