Fundamenti

Fejzullahu: Pushteti lokal i ka kryer të gjitha parapërgaditjet për fillimin e vitit shkollorë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Pushteti lokal i Bujanocit i ka përmbushur të gjitha obligimet për fillimin e vitit shkollorë në komunën e Bujanocit.

Sipas kryeshefit për shërbime publike dhe veprimtari shoqërore Bajram Fejzullahu, janë bërë të gjitha parapërgaditjet per vitin e ri shkillorë dhe të gjitha shkollat do ta fillojn mësimin në kohë dhe në kushte normale.

FIDANISHTJA

Gjatë këtij viti kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi në bashkëpunim me drejtoratin për arsim kanë realizuar disa takime me drejtoret e shkollave të mesme dhe fillore të komunës së Bujanocit me qëllim të përmirësimit të kushtëve për nxënësit.

Në komunën e Bujanocit egzistojn 10 shkolla fillore dhe dy të mesme, prej tyre 6 në gjuhen shqipe dhe katër serbe. Disa nga shkollat e komunës sonë kan bërë renovime vitin e kaluar kursa disa të tjera këtë vit tha Fejzullahu, duke shtuar se punët po shkojn sipas planit të paraparë dhe do të përfundojn me kohë, kur edhe të nis mësimi, kështu që nxënësit do ti kenë të gjitha kushtet e duhura për zhvillimin e procesit edukativoarsimorë. Për finansimin e renovimit të shkollave përkujdeset buxheti komunal, por këtë vit në renovimin e shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërrnoc, pos komunës ka ndihuar finansiarisht edhe donatrori nga Turqia Bajram Kumova. Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, drejtori i drejtoratit për arsim, i uron punë të mbarë dhe suksese nxënësve dhe mësimdhënës./BujanociNet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.