Eko Higjiena

Fejzullahu çmallet dhe mërzitet nga vizita në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Sulmuesi kosovar i përfaqësueses së Suedisë, Erton Fejzullahu, kishte 11 vite që nuk kishte shkelur tokën e Kosovës. Por kur ai e shkeli pa shumë gjëra që nuk do t’ia dëshironte askujt. Ai pas gjithë këtyre viteve për një javë qëndroi në Kosovë, por u kthye në Suedi i mërzitur.

“U ktheva sërish në Suedi pas një jave të kaluar në Kosovë. Nuk isha në Kosovë qe 11 vite. Ka qenë kënaqësi që takova gjyshen time dhe të afërmit e mi që nuk më kishin parë për një kohë të gjatë”, ka shkruar Fejzullahu në rrjetin social “facebook” të premten.

Fejzullahu, 25-vjeçar, me origjinë nga Mitrovica, aktualisht është futbollist i skuadrës suedeze, Djurgarden. Me ekipin suedez ai ka kontratë deri në qershor të vitit 2016.

Një ndeshje të zhvilluar ka edhe me përfaqësuesen e Suedisë, derisa për ekipin Shpresa (U21) të Suedisë në shtatë ndeshje ka shënuar shtatë gola.

“Pak gjëra kanë ndryshuar që prej luftës, por ende varfëria është tepër e madhe. Kjo më ka bërë të zgjohem nga gjumi. Jam shumë i lumtur që jam rritur në Suedi dhe kam pasur mundësi për të përparuar dhe realizoj ëndrrat e mia”, ka shtuar Fejzullahu.

UBT

Ai këtë edicion me fanellën e ekipit elitar të Suedisë ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar tri herë në 27 ndeshje.

Fejzullahu më herët ka luajtur edhe për skuadrën NEC Nijmegen, Mjallby, Randers e Kopenhagen.

Ai në fund të komentit ka shkruar se do të dëshironte që shokët e tij në Kosovë t’i kishin mundësitë që ai i ka në Suedi.

“Do të doja që gjithkush t’i kishte pasur mundësitë e mia. Gjithçka tek unë ka qenë e përkryer dhe nuk mund të ankohem për asgjë. E di që shokët e mi kanë probleme dhe brenga të ndryshme. Mirëpo duhet të kënaqemi me këtë që kemi, pasi ka të tjerë që i kanë kushtet edhe më të këqija”, ka thënë Fejzullahu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.