GRANDEMALL

Fejzullahu beson se ka çfarë t’i japë Suedisë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Stockholm – Sulmuesi kosovar Erton Fejzullahu vlerëson se ka çka t’i japë Përfaqësueses A të Suedisë në futboll. Fejzullahu 24-vjeçar të mërkurën është ftuar për herë të parë në përfaqësuesen seniore të Suedisë.

Ai është njëri prej nëntë debutuesve të ftuar nga përzgjedhësi i Suedisë, Erik Hamren, për një turne ndërkombëtar që në janar mbahet në Tajlandë.

Hamren për turne ka ftuar lojtarë që nuk kanë obligime me skuadra gjatë janarit, përkatësisht ata që luajnë në Suedi, Norvegji, Danimarkë e SHBA.

Eco Higjiena

Ai nuk ka llogaritur në yjet më të mëdhenj të Suedisë që karrierë bëjnë në ligat e forta evropiane.

Fejzullahu synon që në të ardhmen e afërt të ftohet së bashku me lojtarët më të mirë të Suedisë.”Kam cilësi dhe e di se mund të jem i vlefshëm për përfaqësuesen e vërtetë”, ka thënë Fejzullahu të enjten për mediumet suedeze. “Ndihem shumë mirë që jam ftuar për turneun e janarit. Ky ishte qëllimi im deri më tani dhe puna që kam bërë po më shpaguhet. Tani shpresoj që të kem rast të paraqitem mirë”.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.