Eko Higjiena

Fejza: S’jam mësuar ta ndjej dorën e ngrohtë të shtetit

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Këngët që ajo këndoi për vjet me radhë, përveç në Kosovë, me shumë dashuri janë dëgjuar edhe në Shqipëri.

Prandaj Shkurte Fejza u dekorua nga Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani me titullin ‘Mjeshtër i Madh-Artiste e Popullit’.

RCCOLA

“Ky ishte një moment i papërshkrueshëm. Unë tërë jetën i kam kënduar atdheut dhe çështjes kombëtare dhe vjen një moment vlerësimi nga institucioni ma i lartë, Presidenti i vendit. Presidenti i Shqipërisë, Shqipërisë së ëndrrave të mi dhe i tërë gjeneratës sime. Ekzekutohet himni kombëtar për mua, lexohet dekreti presidencial në praninë e figurave më të larta shtetërore dhe të kulturës, ftohet komuniteti artistik i kryeqytetit, bashkëpunëtorët që kanë kontribuar në ngritjen tënde, familja dhe miqtë dhe krejt kjo në ceremoni shtetërore. Është një emocion i veçantë në jetën e një artisti”, ka theksuar fillimisht këngëtarja rëndësinë e këtij titulli (Tribuna).