UBT

Fejza: Po përjetojmë momente të rënda në Burgun e Dubravës

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Sedat Fejza nga Mogilla e Vitisë aktualisht ndodhet në burgun e Dubravës ku po vuan dënimin prej 6 vitesh e gjysmë. Fejza për rajonipress ka rrëfyer momente të rënda në burgun e Dubravës. Këtu po kalojmë shumë keq. Çdo ditë ka therje me thika, rrahje, dhunime e tentim vrasje. Apeloj tek Ministria e Drejtësisë dhe KMDLNJ që të intervenojnë sa nuk është bërë vonë.

Sedat Fejza nga Mogilla e Vitisë i dënuar me gjashtë vite e gjysmë burg ka rrëfyer për rajonipress momente jo të këndshme në burgun e Dubravës.

Fejza thotë se në këtë burg ka shkelje të drejtave të të burgosurve dhe çdo ditë gjendja po vije duke keqësuar. “Me sytë e mi shoh çdo ditë therje me thika, rrahje, dhunime e tentim vrasje” shprehet Fejza, raporton rajonipress.

Fejza tha se dënimin e mbetur prej 11 muajve ka kërkuar ta kalojë në burgun e Gjilanit, por asnjë arsye nuk e ka marrë pse i është refuzuar kjo e drejtë. “Fajtor për të gjitha torturat dhe maltretimet që po i kalojë në burg është drejtori i pavionit Nexhdet Mehmetaj. Nuk isha mirë me shëndet, më maltretonin dhe kam humbur edhe vetëdijen. Kisha probleme me zemër, dhe kishin intervenuar edhe mjekët, por kur u zgjova nga kllapia pash se prangat i kisha në këmbë edhe pse isha nën përkujdesjen e mjekut”.

Fejza thotë se ka një apel për Hajredin Kuqin, Behxhet Shalën e Fejzullah Hasanin. “U kam shkruar edhe Ministrisë së Drejtësisë edhe Gjykatës Suprem të Kosovës, por kurrë përgjigje nuk kam marrë prej tyre. As Behxhet Shala asnjëherë s`më ka takuar edhe pse kam pasur dëshirë që ai ta ketë të njohur gjendjen reale në Burgun e Dubravës” tha Fejza.

Mobi Casa

Fejza thotë se me dorën e tij ka ndaluar tri tentim vrasje, derisa ka parë me sytë e tij therje e dhunime.”Kam dëshmi për të gjitha dhe i ruaj me kujdes, përkundër rrezikut që mund të më ndodhë”.

Fejza tha se disa herë ka kërkuar t`i bëhet CT, por i tërë incizimi i ka humbur nga drejtori i pavionit.”Kam marrë pjesë në tri luftëra çlirimtare dhe nuk jam dorëzuar. As tani nuk do të dorëzohem para këtyre padrejtësive që po më bëhen. Po mbajë një burg me një dënim krejt të falsifikuar, por më e rëndë po më duket tortura dhe padrejtësia që po më bëhet nga vëllezërit e mi” thotë Fejza.

Ndryshe, Sedat Fejza nga Mogilla e Vitisë ishte dënuar me gjashtë vite e gjysmë burg për shkak se gjoja ka plagosur dy priftërinjtë në Kllokot të Vitisë në vitin 2000.

“Nuk jam i implikuar në plagosjen e dy priftërinjve në Kllokot dhe s`kam fare të bëjë me ato vepra penale për të cilat jam dënuar në mungesë” pati thënë Fejza para trupit gjykues. Trupi gjykues nuk e patë marrë parasysh as deklaratën e Novica Përzhiqit (1961) nga fshati Mogillë e Vitisë i cili patë deklaruar . “Nën përgjegjësi të plotë materiale dhe penale deklarojë se në verën e vitit 2000 , në muajin korrik, ditën kur është shtënë në dy priftërinjtë e Kllokotit i dënuari Sedat Fejza nga Mogilla e Vitisë i dënuar për këtë rast , në kohën kur është shtënë në priftërinjtë ishte në shtëpinë e tij dhe është e pamundur që në këtë interval kohor të ketë qenë edhe në fshatin Kllokot, kur është gjuajtur në drejtim të priftërinjve. Për krejt këtë që kam parë unë i kam rrëfyer dhe treguar edhe lartmadhërisë-priftit dhe jam i gatshëm që të njëjtën dëshmi ta vërtetojë ku është e nevojshme, sepse konsiderojë që është obligim i imi qytetar që të dëshmojë për atë që kam parë me sytë e mi “pati deklaruar Përzhiq./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.