Mobi Casa

Fejtoni ekskluziv – Prej “Gjarprit” në Nobel!

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Historia e ndritur e UÇK-së, njeh komandant mbi komandantë, me nofka e pseudonime të shumta, por me nofkën “Gjarpri”, njeh vetëm njërin. E ky është Hashim Thaçi, i cili si në luftë, e si pas lufte, pa mjekër e pa mustaqe, me dorën e tij, nënshkroi themelin e shtetit më të ri në botë, Kosovës Republikë. . Për këto risi dhe dëshmi të tjera politike e filozofike rreth portretit të Hashim Thaçit – kryeministër i Republikës së Kosovës, do të mësoni përmes fejtonit ekskluziv: “Prej Gjarprit në Nobel”, të autorit Drilon Hyseni, njofton Jehona PRESS e Bujanocit.

Krahas pushkës dhe lahutës, historianët nuk reshtën së shkruari për personalitete të shquara të luftës dhe politikës shqiptare, që nga UÇK-ja, Marrëveshja e Rambujesë, jeta politike, firmosja e pavarësisë së Kosovës, njohja e saj ndërkombëtare, avancimi i mirëqenies së qytetarëve, dialogu i Brukselit, Rruga e Kombit e shumë procese të tjera, që janë të lidhura ngushtë me figurën emblematike të Hashim Thaçit, i cili i ka dhënë një imazh ndryshe Kosovës.

Kandidat për çmimin Nobel për paqe, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zgjuar interesimin e faktorëve ndërkombëtar, për qëndrimin e një burrështetasi shqiptar, i cili i ka të gjitha tiparet për të ecë përpara fitoreve të reja të Kosovës.

Fejtoni nis me rrëfimin interesant të kultit të gjarprit, që nga Ilirët e deri te UÇK-ja, e cila jo rastësisht këtë nofkë ushtarakësh ia veshi Thaçit.

Fundamenti

Legjendat na mësojnë se çdo shtëpi ka gjarprin e tij, e ne si komb, duhet të mburremi që kishim gjarprin më të mirë prej të gjitha kohërave, që diti të na mbrojë, e të na drejtojë prej luftës e deri te liria.

Figura e gjarprit, në mitologji, sidomos atë Ilire, shpeshherë shfaqet si krijesë që ndihmon njerëzit në rast rreziku, pastaj i ruan prej të keqes, u ruan shtëpitë dhe varret e të parëve.

UÇK-ja, këtë nofkë me merita ia veshi vetëm Thaçit, i cili duke ditur rolin dhe rëndësinë e këtij kulti ilir, i qëndroi besnik parimeve të luftës dhe të paqes.

Fejtoni sjell edhe të dhëna interesante lidhur me zhbërjen e Jugosllavisë titiste, shembjen e komunizmit si ideologji dhe si parti, lindjen e sistemit pluralist, daljen në skenë të UÇK-së, fushatën ajrore të NATO-s, marrëveshjen e Rambujesë, Dejtonit e shumë marrëveshje të tjera, të cilat edhe sot po vazhdojnë me Brukselin, deri te nisma më e re e Malit ët Zi, për një Union Ballkanik, të tipit të ish Jugosllavisë, në të cilën Kosova e Shqipëria do të ishin bashkë, e që në parim po kundërshtohet nga qarqe të ndryshme. Për këto risi dhe dëshmi të tjera politike e filozofike rreth portretit të Hashim Thaçit – kryeministër i Republikës së Kosovës, do të mësoni përmes fejtonit ekskluziv: “Prej Gjarprit në Nobel”, të autorit Drilon Hyseni, njofton Jehona PRESS .

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.