ARKATANA

Feith: Kosova nuk guxon të ndahet

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Qeveria dhe komuniteti ndërkombëtarë nuk kanë bërë mjaft për trajtimin e problemeve ekonomike në Kosovë, tha Pieter Feith, ish shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare.

Feith u shpreh kundër ndarjes së Kosovës duke thënë se zgjidhja e çështjes së veriut duhet bërë në bazë të Planit Ahtisaari. Në lidhje me korrupsionin ai tha se qeveria duhet t’i dyfishojë përpjekjet kundër kësaj dukurie që mund të shkaktojë vështirësi në përpjekjet për anëtarësim në BE.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ish – shefi Zyre Civile Ndërkombëtare në Kosovë (ICO) Pieter Feith i ka kundërshtuar idenë e ish -koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek i cila ka thënë se ndarja mund të jetë zgjidhje për Kosovën.

FIDANISHTJA

“Nuk jam dakord me zotin Erhard Busek dhe unë nuk jam i vetmi person që nuk është dakord me këtë. Vendet, të cilat e mbështesin Kosovën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, Turqia, Zvicra dhe Norvegjia e kundërshtojnë me vendosmëri ndarjen. Është një opsion për të cilin nuk duhet të shpenzojmë shumë energji. Nëse do të ketë ndarje, ajo do të jetë shumë destabilizuese për mbarë rajonin, jo vetëm për Kosovën, por edhe për Serbinë, sepse do të vihet në pikëpyetje Lugina e Preshevës dhe natyrisht ndarja mund të jetë destabilizuese edhe për Maqedoninë. Pra, unë mendoj se ky opsion është hedhur poshtë nga miqtë e Kosovës”, tha Feith.

Më tej ish shefi i ICO-së ka thënë se veriu i Kosovës duhet të mbetet pjesë e Kosovës. “Kosova dhe Serbia kanë një perspektivë evropiane dhe çdo zgjidhje politike për veriun duhet të jetë në përputhje të asaj që unë do ta quaja korniza e anëtarësimit e Komisionit Evropian. Kjo do të thotë se kushtet që do të kërkohen nga Serbia dhe Kosova janë forcimi i sundimit të ligjit, qarkullimi i lirë i mallrave, shërbimeve dhe njerëzve, siç e thashë më parë, zhvillimi ekonomik, pluralizmi dhe qeverisja e mirë. Ky është elementi i parë. Elementi i dytë është që në përgjithësi zgjidhja politike për veriun duhet të gjendet brenda parametrave të planit Ahtisaari”, tha ai

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.