Hidromorava

Feime Shala i rikthehet Volejbollit

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Qyteti i Gjilanit gjithmonë ka pasur sportist kulminant në gjirin e saj, njëra ndër to është Feime Shala ish volejbollistja e KV Drita dhe shumë klubeve tjera të volejbollit Kosovar.

Shala padyshim konsiderohet njëra ndër volejbollistet më të mira që ka pasur Kosova ajo kudo që është paraqitur ka lënë gjurmë të pashlyera, Shala përpos që ka qenë sportiste e dalluar ajo ka qenë edhe si edukatore për shumë breza të rinjë në lojën e volejbollit.

Shala në lojën e volejbollit ishte dashuruar si nxënës që në moshën 13 -të vjeçare për mos tu ndalur për 25 vite rresht duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në KV Drita dhe në Kombëtaren e Kosovës.

Ajo përpos që ka mbrojtur ngjyrat e Dritës vetën e kishte sprovuar edhe në Kastriot të Ferizait, Mabetex të Prishtinës dhe në Skuadrën e KEK-ut me këto dy të fundit ishte shpallur edhe kampione e Kosovës.

Me një karrierë të shkëlqyer që vështirë është për tu përsëritur ajo me skuadrën e Dritës është shpallur 6 herë kampione e Kosovës duke lënë gjurmë në volejbollin Kosovar.
“Si nxënëse e shkollës fillore isha e dashuruar në topin e volejbollit për tu mos u ndarë për 25 vite rresht për këtë jam krenare që kam derdhur djersë për çdo skuadër që kam zhvilluar karrierën time e posaçërisht për KV Drita, jam shumë e lumtur që i takoj asaj gjenerate e cila ka ngadhënjyer kudo që është paraqitur dhe që kemi sensibilizuar lojën e volejbollit”, shprehet ish volejbollistja Feime Shala.

Hidromorava

Ish korrektorja e lojës së Dritës Shala nga volejbolli u përshëndet jo me ndonjë lojë ceremoniale në fund të vitit 2005 e cila shkon në shtetin helvetik në Zvicër për 10 vite rresht.
“Si çdo Kosovar edhe unë provova fatin në Zvicër për 10-të vite përpos punës që kam bërë lojën e volejbollit nuk e pata harruar jam paraqitur në disa skuadra amatore sa për rekreacion dhe tani jam rikthyer në vendlindje dhe në shtetin e Kosovës për të vazhduar kontributin tim në volejboll”, shprehet Shala.

Feime Shala e cila konsiderohet njëra ndër volejbollistet më të mira në Kosovë nuk është aq e kënaqur me kualitetin e volejbollisteve nëpër klube.
“Si para lufte njëashtu edhe pas luftës volejbolli ka qenë më i mirë ka pasur skuadra shumë të forta dhe volejbolliste tejet atraktive nuk kemi pasur import të volejbollisteve nga jashtë ndërsa çdo ndeshje ka qenë derbi duhet punuar shumë me kategori të reja dhe të ecet në hap me volejbollin Evropian e Botëror, ne në këtë aspekt duhen të përcillen trajnerët me famë në literaturat dhe debatet e tyre”.

Ish korrektorja e Dritës Feime Shala në asnjë moment nuk mund të largohet nga volejbolli ajo me tu rikthyer në Kosovë tani është inkuadruar si gjyqtare e ndeshjeve të Superligës në volejboll.
“Për të mirën e volejbollit jam inkuadruar si gjyqtare duke ndarë drejtësinë në mes rrjetave, për momentin tani jam në këtë pozitë e më vonë të shohim por aspiratat e mija janë të kontribuoj së pari për qytetin tim e pastaj edhe për shtetin e Kosovës”.

Feime Shala e cila është rikthyer dhe me një kontribut të jashtëzakonshëm që ka dhënë gjatë karrierës së saj me plot të drejt meriton vëmendje më të madhe tek institucionet komunale për t`i ofruar një punë në sportin e komunës është nder dhe respekt nga një qytet për ta nderuar një legjendë të volejbollit çfarë është Feime Shala./rajonipress/