GRANDEMALL

Fehri Qerimi: Nuk kemi bërë shkelje në procedurat e punësimit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Drejtori i arsimit në Viti Fehri Qerimi ka dhënë një sqarim për rajonipress rreth aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjilan e cila akuzon atë për veprat penale “cenimi i të drejtave të punësimit apo papunësisë dhe “shpërdorimi i pozitës zyrtare apo i autorizimit”. Qerimi tha se ky pranim është bërë konform ligjit për shkollat e mesme dhe nuk është bërë shkelje në procedurat e pranimit. Për këtë posedojmë edhe faksimilen e diplomave të të dy kandidatëve, për çka është dyshuar nga kandidati i pakualifikuar se i është bërë e padrejtë.

Në bazë të Ligjit për Arsimin Parauniversitar të Republikës së Kosovës, mësimdhënësit do të zgjedhën nga një komision i themeluar nga DKA përfshirë edhe drejtorin e Institucionit arsimor sqarohet për rajonipress Fehri Qerimi drejtor i arsimit në Viti.

Sipas tij për përzgjedhjen midis kandidatëve për një post menaxhues ose mësimdhënës , merret për bazë kualifikimi i kandidatëve. Në këtë rast Ramadan Ramadani është i kualifikuar me shkollë të lartë 2 vjeçare dhe në konkursin e shpallur më 25 korrik në shkollën e mesme profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, në drejtimin Ujësjellës dhe kanalizim, është pranuar Njazi Sahiti i kualifikuar me diplomë universitare 5 vjeçare tha Qerimi.

Uji Dea

Ky pranim është bërë konform ligjit për shkollat e mesme dhe nuk është bërë shkelje në procedurat e pranimit. Për këtë posedojmë edhe faksimilen e diplomave të të dy kandidatëve, për çka është dyshuar nga kandidati i pakualifikuar se i është bërë e padrejtë ka sqaruar Qerimi.
.
Ndryshe aktakuza e ngritur nga prokurori Shqipdon Fazliu e ngarkon Fehri Qerimin se në cilësinë e drejtorit të arsimit në Viti dhe si kryesues i panelit për intervistim dhe dy të pandehurit tjerë si anëtarë të panelit për intervistim ia kanë mohuar të dëmtuarit Ramadan Ramadani të drejtën në punësim të lirë në kushte të njëjta.

Sipas aktakuzës tre të pandehurit i kanë shkelur kriteret për poentim të kandidatëve duke shkaktuar veprime të kundërligjshme./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.