Mobi Casa

Fehri Qerimi me shok akuzohet për cenim të drejtave të punësimit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në Gjykatën Themelore në Gjilan të enjten është dashur të mbahet seanca e parë gjyqësore kundër drejtorit të arsimit në Viti, Fehri Qerimi, Feti Sahiti dhe Fehmi Neziri të dyshuari për veprat penale”cenimi i të drejtave të punësimit apo papunësisë dhe “shpërdorimi i pozitës zyrtare apo i autorizimit”. Gjykimi është shtyrë për shkak se gjykatësja Emine Salihu ndodhet në pushim mjekësor.

Në Gjykatën Themelore të Gjilanit është shtyrë gjykimi kundër drejtorit të arsimit në Viti, Fehri Qerimi, Feti Sahiti dhe Fehmi Neziri të akuzuar nga Prokuroria Themelore e Gjilanit për veprat penale “cenimi i të drejtave të punësimit apo papunësisë dhe “shpërdorimi i pozitës zyrtare apo i autorizimit”, raporton rajonipress.

Gjykimi është shtyrë për kohë të pacaktuar për shkak të mos prezencës së trupit gjykues. Gjykatësja, Emine Salihu kryetare e trupit tha se ndodhet në pushim mjekësor dhe gjykimi është shtyrë për një afat të pacaktuar.

Mobi Casa

Ndryshe aktakuza e ngritur nga prokurori Shqipdon Fazliu e ngarkon Fehri Qerimin se në cilësinë e drejtorit të arsimit në Viti dhe si kryesues i panelit për intervistim dhe dy të pandehurit tjerë si anëtarë të panelit për intervistim ia kanë mohuar të dëmtuarit Ramadan Ramadani të drejtën në punësim të lirë në kushte të njëjta.

Sipas aktakuzës tre të pandehurit i kanë shkelur kriteret për poentim të kandidatëve duke shkaktuar veprime të kundërligjshme.

Ndërkaq, Fehri Qerimi tha për rajonipress se aktakuza është e paqëndrueshme dhe nuk bazohet në dëshmitë e ofruara dhe të argumentuara nga drejtoria e arsimit.”Vërtet s`ka asgjë diskutabile në veprimet tona. Gjithçka që kemi bëtë e kemi bërë në mënyrë profesionale dhe ligjore” tha shkurt Qerimi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.