KKVITI

Fehmi Sylejmani – Llashtica , njeriu që kreu detyra të rëndësishme kombëtare

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Ai ishte anëtar i disa Shoqatave dhe Sindikatave, në kuadër të të cilave vepronin këshillat dhe komisionet respektive. U dallua sidomos në Këshillin Komunal për Pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave , ku dha një kontribut të çmuar. I kamufluar nën aktivitetin e Bashkësisë Islame të Gjilanit, ai kryente detyra të rëndësishme me vlerë kombëtare.

Fehmi Llashtica u lind në vitin 1932 në fshatin Llashticë, në një familje bujare,e cila shquhej për veçori patriotike, trimëri dhe për përpjekje të vazhdueshme për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Shokët dhe miqtë e tij e sidomos aktivistët e shoqatës “Miqtë e TMK”, Irfan Shaqiri e Mustafë Shala me respekt e dinjitet flasin për kontributin e këtij njeriu të palodhur.

Jeta e rëndë e popullit nën skllavërinë serbe e kishte pjekur para kohe,e kishte burrëruar që në fëmijërinë e hershme. Këtë barrë të rëndë ai e përjetoi që në bankat e shkollës fillore në Pasjan.

I brumosur dhe i pajisur me ide të drejta kombëtare, Aga Fehmi gjithmonë iu gjet afër vëllezërve të tij në aktivitete ilegale patriotike të LNDSH-së dhe më vonë edhe të UNIKOMB-it.

Si pjesës dërmuese të shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë londineze, edhe Fehmi Llashticës i ka rastisë të punojë ,,çka i ka ba vaki’’. Meqenëse është marrë me tregti, në vitet e ’70-ta të shekullit të kaluar e kryen Shkollën e Mesme të Tregtisë në Gjilan, ndërsa Shkollën e Lartë Komerciale në Ferizaj.

Pas suprimimit të Autonomisë së Kosovës ,në vitin 1989, Aga Fehmi iu bashkua radhëve të rinisë liridashëse të Gjilanit me të cilën punoi pareshtur deri në ditët e fundit të jetës së tij.

Uji Dea

Ai ishte anëtar i disa Shoqatave dhe Sindikatave, në kuadër të të cilave vepronin këshillat dhe komisionet respektive. U dallua sidomos në Këshillin Komunal për Pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave ,ku dha një kontribut të çmuar. I kamufluar nën aktivitetin e Bashkësisë Islame të Gjilanit, ai kryente detyra të rëndësishme me vlerë kombëtare.

Në vitet 1997-’98dhe ’99,në forma të ndryshme vetanake, por edhe institucionale të Alternativës Kosovare, e sidomos të Këshillit Komunal për ndihma Emergjente dhe të Logjistikës së UÇK-së, Aga Fehmi ishte tepër entuziast dhe aktiv sidomos në strehimin e të zhvendosurve nga zonat e përfshira nga lufta, për krijimin e kushteve optimale për të zhvendosurit, për grumbullimin e mjeteve financiare dhe materiale për Logjistiken e UÇK-së.

Pas përfundimit të luftës së lavdishme të UÇK-së, Aga Fehmi ishte gjithnjë i palodhshëm si djalë i ri, u bë mburojë e djemve dhe vajzave të UCK-së, respektivisht atyre të TMK-së,duke u siguruar përditë bukë, mish të freskët dhe zarzavate. Në vitin 2000 zgjidhet anëtar nderi i Kuvendit të degës së Shoqatës ,,Miqtë e TMK-së’’, në Gjilan. Në kuadër të këtij aktiviteti, në qershor të vitit 2001, zgjidhet anëtar i komisionit për ndërtimin e Kazermës ,,Rexhep Mala e Nuhi Berisha’’ në Zabel të Sahit Agës. Në po të njëjtin vit zgjidhet dhe anëtar i komisionit për ndarjen e bursave për fëmijët e dëshmorëve, në kuadër të Degës së Shoqatës ,, Miqtë e TMK-së’’ në Gjilan.

Aga Fehmi!, e deshi jetën, i deshti njerëzit e tu, pa dallim, gjithnjë me shpresën optimiste reale se edhe të ligjtë nesër do të ndërgjegjësohen dhe do ta ndërtojnë Kosovën ashtu si e ke ëndërruar dhe ia ke bërë hyzmetin!

Neve na ike tinëzisht , pa ta parë buzëqeshjen e fundit, dhe na le në pikëllim të thellë dhe mallëngjim. Por krenaria që ishe pjesë e jona, na e zbutë dhembjen dhe fashitë pikëllimin. Mburremi që të patëm!.

Është detyrë e të gjallëve kompetentë që të të pranohet statusi i Veteranit të UÇK-së, të cilin familja dhe shokët e tu do ta mbajnë me krenari!

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, së cilës i shërbeve me besnikëri, ndërsa ne të gjallëve të lajthitur-Zoti na drejtoftë thuhet në një rrëfim që enkas për rajonipress e kanë shkruar shokët dhe aktivistët nga shoqata “Miqtë e TMK-së”./rajonipress/