Mobi Casa

Fehmi Fetahu: Nuk jam lodhur unë personalisht, por bizneset duhet të përkrahen për të mbijetuar

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Fehmi Fetahu për nga natyra është tip i qetë, por shumë i arsyeshëm dhe real. Edhe në këtë kohë të pandemisë “Vali Ranch” vizitohet dhe frekuentohet nga e tërë Kosova e diaspora. Por Fetahun e brengos gjendja e përgjithshme ekonomike, situata aspak e favorshme për bizneset lokale. Qeveria duhet të këndellet dhe ta përkrah biznesin vendor për të mbijetuar thotë ai për rajonipress.

As pandemia dhe kufizimet e shumta nuk e kanë ndaluar Fehmi Fetahun që të vijë në Kosovë dhe të shoh dhe të njihet me situatën aktuale në përgjithësi. Është tip i qetë, por gjithsesi i arsyeshëm. Fehmi Fetahu tashmë e ka ndërtuar “Qytetin e Bardhë” që e ka pagëzuar me emrin“Vali Ranch” dhe ky investim i është dedikuar Kosovës dhe qytetit të Gjilanit.

As kriza në kohën e pandemisë nuk e ka zbrazur pronarin zemërmirë sepse asnjë punëtor nuk e ka përjashtuar. “Nuk jam lodhur unë personalisht sepse nuk dua të keqkuptohem, por më duhet të flas edhe në emër të bizneseve që i shoh çdo ditë dhe i vizitojë dhe i kontaktojë ato. Qeveria duhet të këndellet dhe duhet të merret më seriozisht me Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike. Ka biznese që janë buzë greminës dhe ato kanë nevojë për një injeksion si ndihmë dhe mbështetje nga shteti” shprehet Fetahu.

Fehmi Fetahu e dinë saktë si funksionojnë bizneset në perëndim. “Ne të gjithë kemi investuar, kush më shumë e kush më pak, por kur po e mendoj se kjo pandemi është problem botëror, atëherë duhet të pajtohemi. Por ne nuk guxojmë të dorëzohemi, duhet të punojmë e veprojmë dhe të presim të gjithë këta klientë që edhe sot vijnë në mënyrë të organizuar nga të gjitha qytetet e Kosovës dhe shqiptarisë. Kjo më mbanë të gjallë dhe më jep shpresë e motiv sepse vetëm bashkë do e tejkalojmë këtë krizë” shprehet Fetahu për rajonipress.

Edhe ditën kur e vizituam resortin “Vali Ranch” shumë qytetar, madje edhe me autobus e vizitonin këtë resortin magjepsës, një vend ideal për të krijuar qetësi shpirtërore, një ambient që sjell të gjitha kënaqësitë, thjesht një qytet i tërë i ndërtuar mbi kodrat e fshatit Përlepnicë.

Uji Dea

Ajo që e bënë edhe më shumë të pranueshëm në jetën e secilit shqiptarë është zemërgjerësia që ka treguar Fehmi Fetahu me punëtorët. “Asnjë punëtor se kemi larguar dhe nuk do i largojmë. Do të kujdesemi edhe për këtë kategori dhe normalisht që do ta kishim më të lehtë sikur të funksiononim me dasma e ahengje, por kjo për momentin është e ndaluar” shprehet Fetahu.

Fehmi Fetahu, i cili edhe është kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, ka edhe një kërkesë për Qeverinë dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës. “Nuk mund të jemi të kënaqur, kur Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk është miratuar. Kështu shumë biznese rrezikohen të shuhen. Shumë familje varen nga ky Ligj, por që fatkeqësisht nuk është miratuar. Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës të intervenojë urgjentisht, sepse gjendja është e rëndë”, mendon Fetahu.

Ndryshe pamjet e bukura që ofron “Vali Ranch” me të gjitha kapacitetet tjera që ndodhen brenda këtij resorti i japin epitetin e vendit më të bukur dhe më atraktiv në rajon./rajonipress/