Fehmi Fetahi dhe “Qyteti i Bardhë”, aty ku bashkohet shpirti shqiptar, një qytet i ndërtuar për njerëzit, një vizion për kombin
Gjilan – Kompleksi më i madh turistik që po frekuentohet çdo ditë nga mijëra qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare mban një emër tashmë simbolik: “Vali Ranch”, i njohur ndryshe si “Qyteti i Bardhë”, vizioni dhe investimi i sipërmarrësit Fehmi Fetahi. Ky kompleks gjigant është shndërruar në epiqendrën e re të turizmit kosovar, një hapësirë ku harmonizohen natyra, arkitektura, kultura dhe mikpritja. Në një kohë kur shumë e harrojnë vendlindjen sapo arrijnë suksesin, Fehmi Fetahi zgjodhi rrugën më të vështirë: ta kthejë suksesin në shërbim të Kosovës. Me vizion, punë të palodhshme dhe një ndjenjë të rrallë atdhedashurie, ai e shndërroi Përlepnicën nga një hapësirë e lënë pas dore në një histori zhvillimi, punësimi dhe krenarie kombëtare. Sot, emri i Fehmi Fetahit nuk përfaqëson vetëm suksesin në biznes, por një model qytetarie që dëshmon se atdheu nuk dashurohet me fjalë, por me vepra.
Fehmi Fetahi nuk ndërtoi vetëm biznese, ai ndërtoi shpresë, dinjitet
Ka njerëz që nuk flasin shumë për veten, sepse veprat e tyre flasin më fort se çdo fjalë. Fehmi Fetahi është njëri prej tyre. I sinqertë në komunikim, i drejtë në vendime dhe i palodhur në solidaritet, ai ka ditur ta ruajë njerëzoren edhe aty ku suksesi shpesh e ftoh shpirtin.
Te Fehmi Fetahi nuk gjen distancë, por afërsi, jo krenari boshe, por përulësi; jo interes personal, por dorë të shtrirë për këdo që ka pasur nevojë.
Ai është njeriu që dëgjon me zemër, flet me ndershmëri dhe vepron me përgjegjësi, duke e bërë humanizmin jo parullë, por mënyrë jetese.
Për të, Kosova nuk është thjesht vendlindje është përgjegjësi morale, dashuri e pakushtëzuar dhe besim se e mira gjithmonë kthehet te njerëzit. Prandaj, çdo investim i tij është akt besimi, çdo ndihmë është shenjë solidariteti dhe çdo sukses është i ndarë me komunitetin.
Fehmi Fetahi nuk ndërtoi vetëm biznese, ai ndërtoi shpresë, dinjitet dhe një ndjenjë të fortë se njeriu mbetet i madh vetëm kur qëndron pranë njerëzve të tij.
Pronari i këtij investimi unik shprehet me emocion të veçantë për përkrahjen dhe dashurinë që po merr nga vizitorët vendorë dhe ndërkombëtarë.
“Ndjehem i lumtur dhe i përmbushur kur shoh njerëz nga të gjitha shtresat e shoqërisë që e gjejnë veten dhe harmoninë në kompleksin tonë. ‘Vali Ranch’ është ndërtuar për qytetarët, për familjet, për të rinjtë dhe për të gjithë ata që kërkojnë qetësi, bukuri dhe respekt”, shprehet Fehmi Fetahi.
Një kompleks që fton të gjithë
Të gjitha rrugët sot të shpijnë drejt “Vali Ranch”. Me ardhjen e mërgimtarëve, frekuentimi është rritur ndjeshëm, duke e shndërruar këtë kompleks në një destinacion të përhershëm turistik. Ajo që e bën të veçantë “Qytetin e Bardhë” janë detajet estetike, finesat arkitektonike dhe ndjesia e barazisë sociale që e përçon ky vend.
Në këtë hapësirë, çdo vizitor ndihet i mirëpritur. Edhe pa shpenzuar asgjë, askush nuk pengohet të shijojë bukurinë përrallore të këtij qyteti të veshur në të bardha, një filozofi që reflekton vizionin human dhe gjithëpërfshirës të pronarit.
Atmosferë evropiane, zemër shqiptare
Në orët e mbrëmjes, “Vali Ranch” gjallërohet nga qindra e mijëra vizitorë. Atmosfera krijon një ndjesi urbane evropiane, ku dëgjohen gjuhë të ndryshme, por ku të gjithë bashkohen rreth një përvoje të përbashkët. Të rinj, familje, çifte dhe vizitorë nga diaspora gjejnë këtu një ambient unik relaksi dhe argëtimi.
Kur dëgjon vlerësimet e klientëve, Fehmi Fetahi thekson se çdo investim ka pasur kuptim, sepse është bërë me pasion, dashuri dhe përkushtim. Ai nënvizon se “Vali Ranch” ofron standarde evropiane dhe tashmë është një adresë e pëlqyer edhe për vizitorët ndërkombëtarë.

“Frekuentimi i madh e ka shndërruar këtë kompleks në një qytet të vërtetë. Kjo është dëshmi e besimit që qytetarët kanë në punën tonë, në korrektësinë dhe sinqeritetin tonë. Sot, mbi 250 punëtorë, shumica studentë, janë pjesë e këtij vizioni, dhe unë do t’i përkrah gjithmonë ata që e respektojnë punën dhe kriteret profesionale”, shprehet Fetahi.
Një destinacion që krijon kujtime
“Vali Ranch” sot është sinonim i qetësisë shpirtërore, harmonisë familjare dhe luksit të arritshëm. Dasma madhështore, dhoma luksoze, shërbime cilësore dhe një ambient unik e kanë shndërruar këtë kompleks në një nga destinacionet më të adhuruara në Kosovë.
“Qyteti i Bardhë” nuk është vetëm një investim turistik, është një filozofi mikpritjeje, një histori suksesi dhe një adresë që bashkon shqiptarët kudo që janë.
Maestro i mikpritjes shqiptare: Fehmi Fetahi nderohet për kontributin e tij në turizëm dhe kulturë
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë ka ndarë një mirënjohje të veçantë për sipërmarrësin Fehmi Fetahi, duke vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e turizmit, promovimin e kulturës së mikpritjes dhe investimet e guximshme që ka realizuar në Kosovë. Ky vlerësim është një dëshmi e qartë se kur vizioni bashkohet me përkushtimin, rezultatet janë të qëndrueshme dhe me ndikim kombëtar.

“Vali Ranch”, filozofi pune, jo thjesht resort
Lirisht mund të quhet maestro Fehmi Fetahi, pronari i resortit ikonë “Vali Ranch”, i njohur gjerësisht si “Qyteti i Bardhë”. Ky epitet nuk është rastësi, por fryt i një pune të palodhshme, investimeve të vazhdueshme në vendlindje dhe një kulture mikpritjeje që e bën këtë resort të veçantë në çdo detaj.
Që nga fillimet e tij, “Vali Ranch” është karakterizuar nga profesionalizmi, korrektësia dhe përkushtimi ndaj klientit. Sot, ai mbetet resorti më i vizituar në rajon, me mijëra vizitorë që kanë qarkulluar dhe qëndruar në ambientet e tij, duke e shndërruar këtë kompleks në një simbol të turizmit modern kosovar.
Mirënjohje që vjen si shpërblim i punës së ndershme
Pas marrjes së mirënjohjes, Fehmi Fetahi është shprehur me përulësi dhe mirënjohje, duke theksuar se ky vlerësim është rezultat i një pune ekipore dhe besimit të klientëve.
“Jam i lumtur që puna dhe angazhimi maksimal po shpërblehen. Falënderimi im i parë shkon për klientët tanë, të cilët na qëndruan besnikë edhe këtë vit, vit që shënoi një rritje të fuqishme të punës. Po ashtu, falënderoj Odën e Hotelerisë dhe Turizmit për përkrahjen e vazhdueshme. Ne do të vazhdojmë me përkushtim të plotë, duke e pasur prioritet zhvillimin e stafit dhe zgjerimin e kapaciteteve tona”, ka deklaruar Fetahi.
Klientët, zemra e suksesit
Sipas Fetahit, kjo mirënjohje u dedikohet para së gjithash klientëve nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët e kanë bërë “Vali Ranch” adresë të përhershme të pushimit, gëzimit dhe kujtimeve të paharruara.

“Ne jemi në shërbim të klientëve dhe dëshirave të tyre. Qëllimi ynë është t’u ofrojmë përvoja autentike dhe momente që mbesin gjatë në kujtesë. Ky është misioni ynë i përditshëm”, thekson ai.
Një model suksesi për turizmin kosovar
Nderimi i Fehmi Fetahit nuk është vetëm vlerësim personal, por edhe një mesazh i fuqishëm për rëndësinë e investimeve serioze në turizëm, kulturë dhe mikpritje. “Vali Ranch” sot përfaqëson një model suksesi, një histori inspiruese dhe një standard të ri për zhvillimin e turizmit në Kosovë.
Në një kohë kur turizmi kërkon vizion dhe përgjegjësi, Fehmi Fetahi dëshmon se suksesi i vërtetë ndërtohet me punë, besim dhe respekt ndaj njerëzve.
“Vali Ranch Resort” hap dyert e zemrës për Diasporën shqiptare
Me respekt, përkushtim dhe mikpritje autentike shqiptare, “Vali Ranch Resort” edhe këtë vit është përgatitur maksimalisht për ta pritur Diasporën, ashtu siç e meriton. Jo vetëm si mysafirë, por si pjesë të pandashme të kësaj toke. Diaspora mbetet shtylla e qëndrueshme e zhvillimit ekonomik, kulturor dhe shoqëror të Kosovës dhe të gjitha trojeve shqiptare.

“Mirë se vini në shtëpinë tuaj”
Ky është mesazhi i drejtpërdrejtë dhe emocional i Fehmi Fetahit, pronarit të resortit tashmë të njohur edhe ndërkombëtarisht, i cili u drejtohet bashkatdhetarëve me fjalë zemre:
“Jo vetëm këtë vit, por në çdo sezon jemi përgatitur maksimalisht që ta presim Diasporën ashtu siç e meriton. Diaspora është strumbullari i të mirave për Kosovën dhe për të gjitha trojet shqiptare. Mirë se vini në shtëpinë tuaj, ju presim me shumë kënaqësi”, shprehet Fetahi.
Një slogan që flet me shpirt
“Mirë se vini Diasporë – Vali Ranch Resort është adresa juaj e duhur në atdhe”
Ky slogan nuk është vetëm ftesë, por një deklaratë përkatësie. Resorti më i njohur në vend e ka ndërtuar identitetin e tij mbi ndjenjën e kthimit në shtëpi, duke e shndërruar çdo vizitë në një përjetim emocional.
Fehmi Fetahi, vetë mërgimtar, e njeh nga afër peshën e largësisë dhe vlerën e kthimit. Pikërisht kjo përvojë personale e bën mikpritjen në “Vali Ranch” të sinqertë, njerëzore dhe autentike.
Një qytet i tërë brenda një resorti
Sipas Fetahit, resorti sjell vazhdimisht risi, zhvillime dhe ngjarje të veçanta, jo vetëm për diasporën, por për të gjithë vizitorët që zgjedhin ambientet e këtij kompleksi gjigant turistik.

“Është kënaqësi e veçantë të shohësh lumin e njerëzve që qarkullojnë përgjatë kompleksit. Është si një qytet i tërë që jeton brenda resortit. Bashkë me stafin tim, marrim të gjitha masat që çdo vizitor të ndihet komod, i qetë dhe i respektuar”, thekson ai.
Punësim, korrektësi dhe përgjegjësi sociale
“Vali Ranch Resort” nuk është vetëm destinacion turistik, por edhe një motor i rëndësishëm i punësimit lokal. Gjatë sezonit veror, resorti punëson mbi 120 punëtorë, të cilët janë të trajnuar dhe të përkushtuar për të ofruar shërbim cilësor.
“Edhe pse sot fuqia punëtore është sfidë kudo, ne kemi ndërtuar një raport korrekt me stafin tonë. Deri tani nuk kemi pasur asnjë problem, sepse respekti dhe korrektësia janë baza e çdo suksesi”, shprehet Fetahi.
“Qyteti i Bardhë” – simbol i relaksit dhe bukurisë
Resorti më i madh në rajon, i njohur si “Qyteti i Bardhë”, shquhet për pamjet mahnitëse, arkitekturën elegante dhe ambientet e dedikuara për argëtim, relaks dhe qetësi shpirtërore. Këto vlera e kanë shndërruar “Vali Ranch Resort” në një nga adresat më të dashura për diasporën shqiptare.
Në çdo detaj, në çdo shërbim dhe në çdo buzëqeshje, ky resort dëshmon se mikpritja shqiptare nuk është thjesht traditë, është mënyrë jetese.
“Vali Ranch” – resorti më i kompletuar turistik dhe argëtues në rajon
I njohur tashmë si “Qyteti i Bardhë”, “Vali Ranch” është shndërruar në një destinacion unik ku gjithçka bashkohet në një vend: pushimi, argëtimi, natyra, arti dhe mikpritja shqiptare. Ky resort gjigant nuk është thjesht një hapësirë rekreative, por një përvojë e plotë jetese që po frekuentohet çdo ditë nga qindra vizitorë e mërgimtarë nga të gjitha trojet shqiptare.
Një qytet i gjallë mes natyrës dhe elegancës
Ambientet e gjelbëruara, hapësirat e rregulluara me kujdes dhe arkitektura elegante e bëjnë “Vali Ranch” një perlë të vërtetë turistike. Në çdo cep të këtij kompleksi madhështor mund të takosh vizitorë nga të gjitha shtresat e shoqërisë, familje, të rinj, çifte, mërgimtarë dhe mysafirë të huaj, të gjithë të bashkuar nga ndjesia e rehatisë dhe harmonisë.
Adresa ideale për pushim, dasma dhe momente të paharruara
“Vali Ranch” është një vend ideal për rekreacion dhe relaks, por edhe një hapësirë përrallore për çiftet e reja dhe organizimin e dasmave shqiptare. Me lokale funksionale, ambiente argëtuese dhe zona të freskëta për qëndrim, resorti ofron gjithçka që kërkon një vizitor modern.

I ndërtuar dhe dizajnuar me shije të veçantë, me laramani peizazhesh dhe detaje artistike, ky kompleks përfaqëson një vlerë estetike dhe kulturore të rrallë në rajon.
“Unë vij nga Kumanova me familjen pothuajse çdo fundjavë, sepse këtu i kemi të gjitha në një vend”, shprehet Suadi nga Kumanova, një nga vizitorët e rregullt të resortit.
Investim me mision kombëtar
Ky investim kapital nuk erdhi rastësisht. Ai është fryt i një vizioni të menduar mirë nga Fehmi Fetahi, pronari i “Vali Ranch”, i cili këtë perlë turistike ia ka dedikuar Kosovës dhe mbarë shqiptarëve.
Me ndërtimin e këtij kompleksi në trekëndëshin e lindjes, Fetahi ka krijuar një pikë takimi për shqiptarët e Preshevës, Kumanovës, Bujanocit, Kosovës dhe më gjerë, duke i bërë bashkë në një hapësirë të përbashkët krenarie dhe bashkimi.
Vizion që tejkalon kufijtë
“Ideja ishte e qartë: të bëja diçka të veçantë, diçka që do ta kënaqte syrin dhe shpirtin e çdo njeriu. Besoj se ia kemi arritur, sepse sot ‘Vali Ranch’ ka tejkaluar edhe kufijtë ndërkombëtarë”, shprehet me krenari Fehmi Fetahi për rajonipress.
Motoja e resortit, “Vali Ranch Resort, vendi i lumtur për të gjithë”, reflektohet në çdo detaj dhe shërbim që ofrohet.
Ambicie për rritje dhe zhvillim të mëtejmë
Fetahi thekson se planet për të ardhmen janë ambicioze.
“Kemi projekte serioze që do ta bëjnë kompleksin edhe më praktik, edhe më gjigant. Nuk ndalemi këtu”, thekson ai.
Një atmosferë metropolitane me siguri maksimale
Në mbrëmje, “Vali Ranch” të jep ndjesinë e një lagjeje moderne të Nju Jorkut apo Stambollit. Frekuentimi është i madh, larmia e vizitorëve e dukshme, ndërsa siguria dhe rendi janë prioritet absolut.

“Këtu ka siguri për të gjithë. Kujdesemi maksimalisht që çdo klient të përjetojë momente të paharruara. Dasmat, fotografitë artistike dhe shëtitjet nëpër kompleks janë kujtime që mbesin përjetë”, shprehet Fetahi.
Një qytet brenda qytetit
Me një varg objektesh, hapësirash rekreative dhe zbukurimesh unike, “Vali Ranch” sot është më shumë se një resort, është një qytet i tërë që jeton, frymon dhe mirëpret. Një adresë e përhershme për pushim, gëzim dhe krenari shqiptare.
Një përvojë që të ngjan me perëndimin
Nuk është e vështirë të imagjinosh një vizitor të huaj që zbret me helikopter në këtë kompleks dhe mendon se ndodhet diku në Evropën Perëndimore, e jo në Kosovë. Standardet, organizimi dhe estetika e bëjnë “Vali Ranch” konkurrues me destinacione ndërkombëtare.
“Ky kompleks ofron standarde evropiane dhe pëlqehet edhe nga ndërkombëtarët. Këtu ka hapësirë për të gjitha moshat dhe gjinitë,” thekson Fetahi me pasion dhe dashuri për atë që ka ndërtuar.
Një adresë që i jep kuptim turizmit kosovar
Në fund të këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, bindja është e përbashkët: Kosova tashmë e ka një adresë të turizmit të nivelit më të lartë, ‘Vali Ranch’-in.
“Jam i bindur se me funksionalizimin e autostradës, ‘Vali Ranch’ do të bëhet edhe më i kërkuar. Edhe sot jam i kënaqur, sepse frekuentimi i madh e ka shndërruar kompleksin në një qytet të tërë. Kjo dëshmon besimin e qytetarëve në punën tonë, në sinqeritetin dhe korrektësinë. Mos harroni se këtu punojnë mbi 250 punëtorë, shumica prej tyre studentë,” shprehet me optimizëm pronari i “Qytetit të Bardhë”, Fehmi Fetahi.
“Vali Ranch” nuk është më vetëm një resort, është një simbol i suksesit, i vizionit dhe i mikpritjes shqiptare.
Fehmi Fetahi: “Ky çmim i takon vendlindjes, Kosova për mua është gjithçka”
Me emocione të thella dhe përgjegjësi të madhe qytetare, afaristi dhe mërgimtari i njohur Fehmi Fetahi ishte nderuar me titullin “Qytetar Nderi” nga Komuna e Gjilanit, si vlerësim për punën e tij të palodhshme, investimet e vazhdueshme dhe kontributin e jashtëzakonshëm për zhvillimin e Gjilanit dhe të Kosovës.
“Ky titull është nder i madh, por edhe obligim moral. Do ta ruaj si sytë e ballit dhe do ta përfaqësoj me dinjitet kudo jashtë Kosovës, sepse Gjilani dhe Kosova për mua janë gjithçka”, ishte shprehur Fetahi, menjëherë pas marrjes së çmimit.
Një nder që lind nga puna, jo nga rastësia
Fehmi Fetahi është ndër biznesmenët e rrallë që investimet më serioze dhe më afatgjata i ka orientuar në vendlindjen e tij, duke e shndërruar Përlepnicën në simbol zhvillimi, shprese dhe vizioni. Emri i tij sot është i njohur jo vetëm në Kosovë, por edhe në diasporë dhe më gjerë, falë punës këmbëngulëse, korrektësisë dhe ndjenjës së fortë atdhetare.
Meritat e Fetahit shtrihen përtej biznesit: në humanizëm, kulturë, sport dhe jetën sociale, duke qenë gjithmonë pranë familjeve në nevojë, institucioneve vendore dhe projekteve që forcojnë shtetin e Kosovës.
“Qyteti i Bardhë”, vizion që u bë realitet
Në kodrat e Përlepnicës, aty ku dikur mungonin rrugët dhe infrastruktura bazë, Fehmi Fetahi ka ndërtuar një kompleks unik, të cilin shumëkush sot e quan “Qyteti i Bardhë”. Një investim gjigant që jo vetëm ka ndryshuar pamjen e zonës, por ka krijuar mundësi reale punësimi dhe zhvillimi ekonomik.
Sot, kompleksi “Vali Ranch” dhe bizneset e lidhura me të punësojnë rreth 220 persona me kontrata afatgjata, duke e kthyer këtë zonë në një nga perlat turistike dhe ekonomike të rajonit dhe më gjerë.
Investim për njerëzit, jo vetëm për fitimin
“Çdo investim që po e bëj, e bëj për qytetarët – që ata të kenë hapësira për relaks, argëtim dhe punë”, theksoi Fetahi. Ai shtoi se investimet nuk do të ndalen as në të ardhmen, pasi misioni i tij është i qartë: zhvillim dhe punësim, dy shtylla pa të cilat Kosova nuk mund të ecë përpara.
Humaniteti si mision jetësor
Përveç investimeve kapitale, Fehmi Fetahi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në humanizëm dhe solidaritet shoqëror. Ai ka ndihmuar në ndërtimin e rreth 20 shtëpive për familje të pastreha, si dhe ka mbështetur financiarisht dhe moralisht qindra familje të tjera në nevojë.
“Humaniteti është ai që i ka mbajtur gjallë trojet tona me shekuj”, beson Fetahi, duke e kthyer këtë filozofi në praktikë të përditshme.
Mbështetës i kulturës, artit dhe komunitetit
Në sferën e kulturës dhe artit, Fetahi është mbështetës i rregullt i festivalit të muzikës për fëmijë “Mollëkuqet”, si dhe i projekteve të Komunës së Gjilanit për diasporën. Ai përkrah bizneset vendore, fermerët dhe iniciativat që fuqizojnë ekonominë lokale.
Sukses në diasporë, zemër në Kosovë
Si themelues dhe bashkëpronari i dy bizneseve të suksesshme në Zvicër dhe Kosovë, Fetahi ka menaxhuar projekte qindra mijëra eurosh, duke ndihmuar familje të shumta shqiptare të sigurojnë të ardhura të qëndrueshme dhe jetë dinjitoze.

Historia e tij është dëshmi se suksesi në diasporë dhe investimi në atdhe nuk përjashtojnë njëri-tjetrin, por plotësohen.
Qytetar Nderi me meritë të plotë
Të gjitha këto vlera, investime dhe kontribute e bëjnë Fehmi Fetahin një figurë të respektuar dhe të pranuar gjerësisht nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Titulli “Qytetar Nderi” nuk është vetëm dekoratë, por një mirënjohje e merituar për një njeri që ka zgjedhur ta dojë Kosovën me vepra.
40 vjet dashuri, punë dhe vizion, rrëfimi pas suksesit “Vali Ranch”
Historia e Fehmi dhe Sara Fetahut nuk është thjesht histori biznesi. Është një rrugëtim njerëzor, i ndërtuar mbi dashuri, sakrificë dhe besim të ndërsjellë, që pas tri dekadash pune u kurorëzua me një nga investimet më domethënëse turistike në Kosovë, “Vali Ranch”.
Takimi i tyre i parë ndodhi në vitin 1985, në Zvicër, kur Fehmiu, atëherë student, kishte shkuar për punë sezonale. Ajo që nisi si simpati rinore u shndërrua shpejt në një lidhje serioze, për t’u bërë më pas themel i një familjeje dhe partneriteti të suksesshëm jetësor e profesional.

Fehmi Fetahi mbetet i palëkundur në bindjen e tij: paraja nuk është gjithçka. Për të, familja, harmonia dhe vlerat njerëzore janë baza e çdo suksesi të qëndrueshëm.
“Motoja ime është e thjeshtë: mos u dorëzo, drita del gjithmonë në fund të tunelit”, thotë ai.
Një zvicerane në Kosovë, përballja me një realitet tjetër
Vizita e parë e Sarës në Kosovë, në Përlepnicë të Gjilanit, ishte përplot kontraste kulturore dhe emocione. Nga këpucët e lëna para derës deri te thjeshtësia e jetës së asaj kohe, ajo e përjetoi Kosovën si një botë ndryshe, por të sinqertë dhe mikpritëse.
“Familja e Fehmiut më priti me zemër të hapur. Kurrë nuk më bënë të ndihesha e huaj”, thotë ajo, duke vënë në pah vlerat njerëzore që e lidhën përjetë me këtë vend.
Pas 40 vitesh dashuri dhe pune, rrëfimi i Fehmi dhe Sara Fetahut mbetet dëshmi se kur vizioni bashkohet me përkushtimin, sukseset nuk janë rastësi, por rezultat i besimit dhe punës së ndershme./rajonipress/






