RCCOLA

Fehmi Fetahi: Çmimin ia dedikojë vendlindjes, Kosova për mua është gjithçka

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Fehmi Fetahi mori titullin “Qytetar Nderi” nga komuna e Gjilanit në saje të punës së tij të palodhshme dhe në saje të kontributit të tij që ka dhënë në kontinuitet për Gjilanin e Kosovën. Fetahi thotë se kishte emocione kur e mori çmimin. Do ta avancojë këtë titull dhe do e ruaj si sytë e ballit sepse është nder dhe përgjegjësi. Do e përfaqësojë në mënyrën më të mirë të mundshme jashtë Kosovën, sepse Gjilani e Kosova për mua janë gjithçka shprehet Fehmi Fetahi.

Fehmi Fetahi është ndër biznesmenët e pakët që investimet serioze i ka adresuar në vendlindjen e tij. Ai tashmë ka bërë emër të njohur në Kosovë, diasporë e më gjerë, në saje të punës së tij të palodhshme dhe kontributit të madh që ka dhënë për Kosovën e kudo që është ndodhur.

Meritat e Fehmi fetarit janë të shumta. Në biznes, në kulturë, në sport, në jetën e përditshme. Kudo që është ndodhur ka ndihmuar familjet skamnore, njerëzit me nevojë dhe përherë është treguar atdhetar duke ndihmuar e kontribuar institucionet dhe duke ndihmuar shtetin e Kosovës.

Në vendlindjen e tij në Përlepnicë ka ndërtuar pothuajse një qytet të tërë, e që ne e kemi titulluar si “Qyteti i Bardhë”.

Të gjitha këto premisa kanë bërë që Fehmi Fetahi me meritë të marrë çmimin “Qytetar Nderi”.

Fehmi Fetahi është një biznesmen shumë aktiv dhe me shije prej evropiani. Të gjitha investimet i ka bërë në vendlindjen e tij në Përlepnicë. Në kodra të Përlepnicës ka ndërtuar pothuajse një qytet që ne e quajtëm “Qyteti i Bardhë”. Duke e parë këtë investim gjigant, duke e përcjellur në vazhdimësi aktivitetin human të këtij biznesmeni, komuna e Gjilanit e ka shpallur “Qytetar Nderi”.

Ditën kur e mori çmimin Fehmiu tha se kishte emocione.”Po kisha emocione sepse po nderohesha nga qyteti im, nga njerëzit e mi dhe nga qytetarët të cilët me shumë shije e vizitojnë kompleksin “Vali Ranch”.

“Tërë atë investim që po e bëjë, e bëjë për të mirën e qytetarëve, që ata të kenë ku të argëtohen e relaksohen. Unë isha i nderuar me këtë çmim, por ju sigurojë se këtë titull do ta avancojë, do ta ruaj si sytë e ballit” tha Fetahi.

Uji Dea

Fetahi tha se edhe në të ardhmen do të ketë investime në shumë drejtime.”Investime do të ketë edhe në atë ardhmen sepse misioni im është që në Kosovë të ketë zhvillim dhe punësim. Këto dy elemente janë të rëndësishme që të prosperojë Kosova” shprehet Fetahi.

Ndryshe, Fehmi Fetahu, është një njeri shumë pozitiv me energji të shumta për ta dashur vendin e atdheun. Investitor i madh në shumë fusha, bamirës dhe i respektuar nga të gjitha kategoritë.

Mërgimtari dhe afaristi Fehmi Fetahu ka arritur që një vend pa rrugë dhe të lënë pas dore në kodrinat e Përlepnicës së Gjilanit, ta shndërrojë në një nga perlat e Ballkanit, ku aktualisht ka 220 të punësuar me kontrata afatgjate. Filloi me një restorant dhe një fermë kuajsh “Vali Ranch”, për t`u zgjeruar biznesin e tij në një nga hotelet më luksoze për ushqim dhe ahengje familjare në rajon.

Ndihmesë të madhe ka dhënë në sistemimin e të pastrehëve, duke ndërtuar rreth 20 shtëpi dhe duke mbështetur financiarisht dhe moralisht qindra familje të tjera kosovare në nevojë.

Ai beson se humaniteti është ai që i ka mbajtur gjallë me shekuj trojet tona.
Në sferën e artit, ka mbështetur rregullisht me mjete financiare festivalin e muzikës për fëmijë “Mollëkuqet”.

Është një mbështetës i madh i komunës së Gjilanit në projektet e ndryshme të saj për diasporën, mbështetës i bizneseve vendore, fermerëve.

Në cilësinë e themeluesit/bashkëpronarit, ka krijuar dy biznese të suksesshme në Zvicër dhe Kosovë, për të përkrahur familjet dhe njerëzit e vendit të tij që të realizojnë të ardhura të kënaqshme dhe të bëjnë një jetë të qëndrueshme.
Ka realizuar dhe menaxhuar projekte qindra mijëra eurosh në Zvicër dhe më gjerë, duke arritur që ta bëjë realitet vizionin e kompanive shqiptare jashtë vendit./rajonipress/