Fehmi dhe Sara Fetahu ofrojnë shtëpinë e ushqimit tradicional për kosovarët “Steak House”

Gjilan – Fehmi Fetahi i njohur për anën humane të tij, i njohur gjithashtu si një biznesmen dhe investitor i madh në Anamoravë e Kosovë të premtën për dashamirët e ushqimit ka hapur shtëpinë të pagëzuar “Steak House” një dritare që sjell dhe ofron ushqim të larmishëm tradicional.
Resorti më i madh në regjion “Vali Ranch” nga sot e ka në menynë e saj dhe ushqimin tradicional që do të përgatitet nga kuzhinierët kosovarë dhe gjithçka e servuar me delikatesë dhe agjendë të përsosur hoteliere.
“Vali Ranch” që konsiderohet si emblema e turizmit kosovar do të ofrojë dashuri e pasion për të kaluar momentet më të mira me familjarët tuaj.
Fehmi dhe Sara Fetahi nuk janë ndalur asnjëherë që në Kosovë të sjellin më të mirën, që në Anamoravë të jenë prezentë me vlera e cilësi.
“Po e bëmë këtë ndryshim dhe këtë investim sepse Gjilani ka nevojë edhe për këtë “sofër” të ushqimit që ne do ua servojmë me shumë kënaqësi. Kam investuar me shumë kënaqësi dhe do jem përherë krah i djathtë i Kosovës dhe i të mirave tradicionale” tha për rajonipres Fehmi Fetahi.
Fetahi thotë se ndjehet i relaksuar, edhe pse me pandemi e me shumë telashe përcjellëse. “Askund nuk ndihem rehat si në Kosovë dhe askund nuk jam më i lumtur se kur investojë në Kosovë. E dua vendin tim dhe do jem përherë në shërbim të Kosovës dhe kërkesave të saja për investime” tha Fetahu.
Ndryshe në hapjen solemne të “Steak House” kanë marrë pjesë shumë personalitete të njohura nga Kosova e më gjerë.
Arta Haziri dhe Qazim Lecaj menaxher në hapje të këtij evenimenti thane se “Vali Ranch”, resort që ka filluar punën qysh në vitin 2006, si një restaurant i vogel që posedonte vetëm Ranchin me kuaj, sot është kompani e madhe dhe një mini-qytezë e vogël me gjithë këto atraksione që ofron.
“Duke synuar gjithmonë majat, duke u munduar të sjellim inovacion dhe ide të reja në rrjetin turistik shqiptar dhe jo vetëm, Vali Ranch Resort ka arritur padyshim të jetë vendi i preferuar i të gjithëve. Një falënderim shkon padyshim për të gjithë stafin për punën intensive dhe profesionale, që edhe në kohët më të vështira, gjetëm motiv si staf të jemi në shërbimin e klientelës. Ideja per t’a avancuar Steak House by Vali Ranch ishte pikërisht e pronarëve të këtij resorti gjigant, përkatësisht Znj. Sara Fetahi dhe Zotri Fehmi Fetahi, për arsyen e konstatimit të mungesës së këtij lloj restauranti me standarde të larta dhe ndoshta kërkesave të klientelës, që gjithmonë i marrim për bazë dhe ja ku jemi. Nga sot mund të shijoni shumë lloje të mishërave, të punuara me delikatesë e cilësisht nga kuzhinierët tanë. Andaj, nga sot unë me kënaqësi po e bëj hapjen zyrtare të Steak House by Vali Ranch. Ju premtojmë̈ se ky do jetë vendi juaj i preferuar. Ne do ju mirëpresim në çdo kohë apo situatë. Ju faleminderit dhe shijojeni natën e sotme” thane Haziri e Lecaj./rajonipress/