Mobi Casa

Fehmi Agani ishte vizionar i madh

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Profesor, Fehmi Agani ishte një vizionar i madh dhe me koncepte të mëdha nacionale. Kështu është thënë në mbajtjen e akademisë përkujtimore, me rastin e përvjetorit të vrasjes së veprimtarit, akademik Fehmi Aganit.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se profesor Agani do të kujtohet gjithmonë si një njeri i dashur, i urtë dhe bashkëpunues, si një njeri me kulturë të gjerë, me cilësi të rralla të veprimtarit politik e të pedagogut, studiuesit të zellshëm dhe publicistit të mprehtë.

“Sot Lidhja Demokratike e Kosovës e përkujton me pietet profesor Aganin, i cili punoj krah për krah me presidentin historik Rugova deri në ditën e fundit të jetës së tij. Profesor Agani ishte vizionar i madh, kishte koncepte të qarta demokratike dhe vizione nacionale që kombi i Kosovës i pavarur të gjej vendin e vet në mbesin e kombeve të lira perëndimore e ndërkombëtare. Kishte vizion emancipues për kombin shqiptar në përgjithësi që përmes pavarësisë së Kosovës të zgjidh çështjen shqiptare”, ka theksuar Mustafa, transmeton “KosovaPress”.

Uji Dea

Ndërkaq, bashkëpunëtori i profesor Aganit, akademik Pajazit Nushi, ka thënë se Agani do të mbetet shëmbëlltyrë e idealeve të lirisë njerëzore e kombëtare të shqiptarëve.

“Nëpërmjet këtij përkujtimi përmbushim një detyrim kolektiv për të shprehur nderimin, respektin dhe mirënjohjen më të thellë për veprën dhe sakrificën e jetës së tij. Ky përkujtim kënaq edhe një dëshirë të gjithëmbarshme, ndajmë breza e përjetime që do të na plotësojnë aktivitetin e të ndjeri Fehmi, i cili do të mbetet shëmbëlltyrë e përkushtimit ndaj mendimit shkencor, idealeve të lirisë njerëzore e kombëtare të shqiptarëve dhe jo vetëm të tyre”, ka theksuar Nushi. /Telegrafi/