Mobi Casa

Federica Mogherini kërkon nga Ekipi negociator heqjen e taksës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në takimin që sot u zhvillua në Bruksel ndërmjet Ekipit negociator të Kosovës dhe Federica Mogherinit, kjo e fundit përsëri kërkoi heqjen e taksës.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Zyra e përfaqësueses së BE-së nëpërmjet një komunikate për media.

“Ky takim ishte për t’u njoftuar me përfaqësuesit e Kosovës në dialogun e Brukselit. Në këtë kontekst, përfaqësuesja e lartë ka përsëritur edhe një herë nevojën urgjente për të hequr vendimin për taksën, që është vendosur nga Qeveria e Republikës së Kosovës vitin e kaluar”, thuhet në komunikatën e zyrës së Mogherinit.

Mogherini gjithashtu ka kërkuar që të respektohen marrëveshjet që dy shtetet i kanë arritur në Bruksel.

UBT

Sipas saj, një marrëveshje e paqes do të krijonte edhe një klimë të fqinjësisë së mirë në Ballkan.

“Duhet të krijohet një klimë që i kontribuon fqinjësisë së mirë, ku marrëveshjet e arritura në të kaluarën duhet të respektohen e implementohen dhe veprimet dhe deklaratat që nuk janë në pajtim me interesin e përgjithshëm dhe objektivat strategjikë për rajonin duhet të shmangen”, thuhet në njoftim.

Pas takimit me Mogherinin, u prononcuan edhe dy kryesuesit e ekipit të dialogut, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti.

Të dy u shprehën se BE-ja është e interesuar për intensifikim të dialogut dhe arritjen e një marrëveshje finale. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.