ARKATANA

Federatat e hendbollit dërgojnë në IOC rastin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Prishtinë – Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) dhe ajo evropiane (EHF) do t’i drejtohen Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) lidhur me rastin e Kosovës. Nga IOC-ja dy asociacionet e hendbollit do të kërkojnë sqarime të mëtejme për Kosovën. Kështu është vendosur në takimin që IHF-ja e EHF-ja e zhvilluan në mesjavë në zyrat e Federatës Evropiane.

“IHF-ja dhe EHF-ja janë pajtuar që së bashku t’i qasen IOC-së për sqarim të mëtutjeshëm për statusin e Kosovës”, thuhet në një njoftim të EHF-së, raporton Koha Ditore.

Federata e Hendbollit të Kosovës nga viti 2004 është pranuar si anëtare me të drejta të kufizuara në EHF. Më vonë me status të njëjtë u pranua edhe në IHF. Skuadrat kosovare paraqiten rregullisht në gara evropiane, por Kosovës nuk i lejohet prezantimi në nivel të përfaqësueseve.

GRANDEMALL

Kryetari i FHK-së, Mexhid Devaja, thotë se dy federatat ndërkombëtare janë të interesuara që të pranojnë Kosovën me të drejta të plota. Sipas tij, EHF-ja e IHF-ja në takim me IOC-në do të kërkojnë zgjidhje për rastin e Kosovës. Devaja javën e kaluar ishte për vizitë në EHF.

“Dy vite pas pranimit tonë, federatat ndërkombëtare të sporteve të mëdha si futbolli, basketbolli, hendbolli e volejbolli patën një takim ku vendosën që Kosovën ta pranojnë në të njëjtën kohë. Kjo ka bllokuar pranimin tonë. Tani asociacionet e hendbollit duan të heqin dorë nga kjo marrëveshje pasi e dinë se duhet të na pranojnë. Ndikim në këtë ka edhe presioni ynë i vazhdueshëm. Tani EHF-ja e IHF-ja do të mbajnë një takim me drejtuesit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar ku do të kërkohet një zgjidhje për Kosovën”, ka thënë Devaja.

IOC-ja deri më tani nuk ka treguar gatishmëri për të thyer izolimin e sportit kosovar. Ndër të tjera IOC-ja nuk ia mundësoi xhudistes Majlinda Kelmendi që të garonte për Kosovën apo si sportiste e pavarur në Lojërat Olimpike “Londra 2012”. (koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.