Uji Dea

Federata e Zvicrës: Xhaka mungon ndaj Spanjës, Botërori mbetët pikëpyetje

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Granit Xhaka është lënduar në seancën e fundit stërvitore të Kombëtares së Zvicrës.

Mesfushori i Arsenalit mori një goditje nga bashkëkombësi i tij, Valon Behrami duke lënduar kështu gjurin e këmbës së majtë, shkruan IndeksOnline.

Ai u dërgua menjëherë në hotel, kurse Federata e Zvicrës thotë se Xhaka ka vetëm një lëndim të vogël kockash.

“Jam shumë i lehtësuar”, ka thënë Xhaka pasi është rikthyer në hotelin ku po qëndron ekipi zviceran.

Eco Higjiena

SFV gjithashtu shkruan: “Ky lëndim do të trajtohet intensivisht në ditët në vijim. Xhaka do të mungoj në seancat tjera stërvitore dhe në ndeshjen e së dielës ndaj Spanjës. Kur do të rikthehet në stërvitje me ekipin? Kjo varet nga procesi i shërimit”, shkruhet në njoftimin e Federatës.

Një histori e njëjtë në fushën e Luganos ndodhi edhe në vitin 2008, ku Tranquillo Barnetta u lëndua pas një ndërhyrjeje nga Gelson Fernandes.

Përveç kësaj, para Kupës së Botës në vitin 2010, sulmuesi Alex Frei pësoi një lëndim në gju dhe mungoi tërë turneun.

Zvicra, shpreson që mos të përsëritet kjo histori./IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.