UBT

Federata e Motoçiklizmit të Kosovës publikon garat për vitin 2022

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Federata e Motoçiklizmit ka publikuar orarin e garave për vitin 2022, duke paralajmëruar se gjatë këtij viti do të kemi gara mjaft interesante. Dashamirët e Motoçiklizmit të Gjilani, Anamoravës e më gjerë do të kenë rastin në muajin maj e shtator, ti përcjellin Motoçiklistët më të mirë Kosovar.

Me 15 maj për herë të katër do të mbahet “Enduro Race”, në fshatin Uglar “Vera e Uglarit” në tri garat e mëparshme në këtë fshat këto gara kanë arritë t`i mbledhin gjerë në 5000 shikues.

UBT

Gara mjaft interesante pritet të ndodhë poashtu me 25 shtator në fshatin Stanishor i cili do të mbahet për herë të 9-të “Enduro Race”, po ashtu në shpatijet e fshatit Stanishor është treguar garë jashtëzakonisht e fortë duke pasur interesim të jashtëzakonshëm të dashamirëve të Motoçiklizmit.

Drejtori Sportiv në Federatën e Motoçiklizmit të Kosovës, Alban Beqiri, i cili është më meritori për këto kënaqësi të Motorizmit që ju dhuron dashamirëve gjilanas, ka theksuar se këto gara do të jenë mjaft interesante. “Ne si bord i Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës kemi arritur të përpilojmë garat për vitin 2022, ku do të zhvillohen 14 gara në vende të ndryshme të Kosovës, ndërsa gara e fundit e 15-ta do të jetë Kampionati mbarëkombëtar, Kupa e Republikës së Kosovës 2022. Ashtu si vitet e kaluara edhe në këtë vit presim rivalitet sportiv në mes garuesve, po ashtu në këtë vit do të kemi edhe disa talent që do të dalin në sipërfaqe për ti bërë edhe më interesante këto gara, unë i jam mirënjohës të gjithë anëtareve të Federatës në krye me kryetarin Nuhi Llugagjiu të cilët po japin gjithçka nga vetja për të mirën e motoçiklistëve”./rajonipress/