United Hospital

Federata e Motoçiklizmit mbanë Kuvendin Zgjedhor rizgjidhet kryetar Nuhi Lugaxhiu

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në ambientet e Kolegjit FAMA në kryeqytet është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i FMK-së, duke treguar kulturë të lartë dhe profesionale në këtë Federatë e cila dita më ditë po dëshmon se në radhët e saja ka strukturë organizative tejet të mirë.

Në praninë e delegatëve dhe strukturave të kësaj Federata me mandat katër vjeçar është rizgjedhur kryetar i kësaj Federate, Nuhi Llugagjiu.

Llugagjiu bashkëpunëtor të afërt të tij në këtë mandat katër vjeqarë do të ketë dy nënkryetar Artan Spahiun dhe Halit Rexhaj.

Drejtori sportiv i kësaj Federate është përzgjedhur edhe për një mandat Alban Beqiri, ndërsa posti i Sekretarit i ka takuar edhe për një mandat Elton Xhemajlit.

Uji Dea

FMK-së ka zgjedhur edhe Bordin e saj punues për katër vitet e ardhshme Njazi Starabajën, Njazi Shabanin, Hasan Gjesha, Asllan Muhaxheri, Ilir Behluli, Fidan Ahmeti,
Jetulla Guri, Naser Ahmeti e Qëndrim Shabani.

Kësaj Federata ju kanë shtuar edhe katër klube të reja të Motorizmit: MC Steelwings nga Peja, MC Dragojt e Gjeravicës nga Deqani, MCT Prizreni nga Prizreni, e MC Enduro Leaders nga Prishtina.

Sipas rregullores FMK-së ka dërguar përfaqësuesit e saj në Asamblenë e përgjithshme të Komitetit Olimpik të Kosovës, Nuhi Llugagjiun kandidat të bordit të KOK-ut e Alban Beqiri -Delegat pjesëmarrës në asamble.

Drejtori Sportiv i FMK-së, Alban Beqiri, njiherit edhe delegat në asamblenë e KOK-ut ka theksuar me mirëmbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të kësaj Federata.
“Në një mënyrë sportive dhe pa asnjë kandidat kundër ne si Federatë kemi përzgjedhur organet tona legjitime dhe mundem lirisht të them jemi ndër Federatat me më së shumti transparencë, ne dita më ditë po rritemi me të madhe, kjo e dëshmon edhe certifikimi i katër klubeve të reja të Motorizmit në Kosovë andaj ky vit dhe vitet tjera për Federatën tonë do të jenë vite të suksesit”, ka përfunduar drejtori i FMK-së, Alban Beqiri./rajonipress/