KKGJILAN

Federata e futbollit të Kosovës, pajisë me rekuizita sportive tri klubet rajonale të Gjilanit, Galaksinë, Dardanën e Bashkimin

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Krerët e shtëpisë ma të madhe të futbollit të Kosovës, kryetari Agim Ademi, sekretari Eroll Salihu, kanë pajisur tri klubet futbollistike të rajonit të Gjilanit me rekuizita sportive, këto tri skuadra bëjnë pjesë në Ligën e Dytë të futbollit Kosovar.

Ndërsa Ademi e Salihu, kanë bërë me dije që shumë shpejt ky projekt do të vazhdon edhe me shkollat e futbollit.

Kryetari i Lidhjes Rajonale të Futbollit në Gjilan, Malazog Hoxha, për këtë ndihmë nga FFK, ka falënderuar krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Është kjo një ndihmesë e madhe për këto tri klube, kjo dëshmon se Federata e futbollit të Kosovës, vazhdimisht do të jetë në krahë të klubeve me kapacitetin e saj, është një përkushtim shumë i madh për të gjithë futbollistët e këtyre klubeve”.

Ndërsa, Bekim Rexhepi, Anëtar i Komitetit Ekzekutiv në Federatën e futbollit të Kosovës, ka theksuar.

KKGJILAN

“Ne si Federatë jemi të përkushtuar me kapacitetet tona gjithmonë të jemi afër klubeve për t’ju ndihmuar, në forma të ndryshme shpresojmë se edhe Shkollat e futbollit në një afat të shkurt do ti pajisën me rekuizita sportive.

Të pranishëm në këtë aktivitet sportiv ishin edhe ndihmës selektori i Kosovës, Muharrem Sahiti, Armend Misini zyrtar i sportit, Isuf Ajeti anëtar i komisionit të garave në FFK si dhe Jetullah Arifi sekretar i LRFGJ-së.

Krerët e Federatës përmes programit “Grassroots” sot kanë mbajtur aktivitet sportiv me fëmijët me nevoja të veçanta me moton “Të gjithë jemi të barabartë”.

Kryetari Agim Ademi e sekretari Eroll Salihu, janë zotuar se aktivitetet e ngjashme do të mbahen dhe do të përkrahen këta fëmijë në tërë Kosovën./rajonipress/