Uji Dea

FC Kosova nga Zvicra nderon Dardanën e Bashkimin (K)

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Skuadra e FC Kosova nga Zvicra, e cila kryesisht përbëhet nga futbollistët shqiptar do të nderon dy skuadra të qytetit të Dardanës, Bashkimin (K) dhe KF Dardana.

Futbollistët e FC Kosova këto takime miqësore do t`i zhvillojnë më 1 Korrik me Dardanën ndërsa me 2 Korrik do të jetë mysafire e Bashkimit (K).

Siç ka bërë të ditur trajneri i FC Kosova, Adnan Ismajli, këto takime miqësore do të jenë për të nderuar vendlindjen dhe futbollin e Kosovës.
“Skuadra e jonë me dëshirën ma të madhe do ti zhvillon këto dy ndeshje miqësore, shpresoj dhe jam i bindur se takimet do të jenë vëllazërore dhe me shumë kënaqësi po e nderojmë futbollin e Kosovës”.

FIDANISHTJA

Nënkryetari i KF Dardana, Agim Kastrati, i cili njëherit është edhe nënkryetar i L.R.F.GJ, me kënaqësi te veçantë ka pranuar ftesën e FC Kosova.
“Është nder dhe respekt të zhvillosh një ndeshje ndërkombëtare, skuadra e jonë me shumë kënaqësi ka pranuar ftesën dhe premtoj se qyteti i Dardanës me 1 korrik do të ketë festë futbollistike, ne po dëshmojmë se qyteti i Dardanës dalëngadalë po rikthehet në qytet të futbollit”.

Poashtu edhe tek skuadra e Bashkimit, këtë përballje miqësore e kanë pritur me shumë kënaqësi.
“Të gjithë në klub këtë lajm e kemi pritur me gëzim, e njoh këtë klub prej kohësh dhe ne si klub do të bëjmë çmos që FC Kosova të ndihet si në shtëpinë e saj, ndërsa fshati Koretin së bashku me futbollistët e klubit do t’ju bëjmë pritje madhështore”, ka theksuar nënkryetari i KF Bashkimit, Muhamet Dërvishi./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.