FIDANISHTJA

FC Kosova nga Zurich mysafire në Anamoravë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Njëra ndër skuadrat më të organizuara ne shtetin helvetik ne Zvicër, FC Kosova, te premten do të zbarkon ne qytetin e Gjilanit për ti zhvilluar dy ndeshje miqësore.

Ashtu siç është e ditur, FC Kosova, në radhët e saja gjithmonë ka pasur futbollist të shquar nga Kosova e rajoni, duke arritur rezultate kulminante në futbollin Zvicran.

Siç mësohet të premten Kryetari i qytetit të Gjilanit, Lutfi Haziri, do t’ju bëj pritje vëllazërore futbollistëve të FC Kosova.

Futbollistët e FC Kosovës, ndeshjen e parë do ta zhvillojnë të shtunën me skuadrën e Dardanës nga Dardana, skuadër kjo e Ligës së II të futbollit të Kosovës.
Para këtij takimi siç mësohet futbollistët e FC Kosovës do të jenë mysafirë tek kryetari i Dardanës, Begzad Sinani.

FIDANISHTJA

Agjendën tri ditore futbollistët e FC Kosovës do ta përmbyllin të dielën në ndeshjen me Bashkimin e Koretinit, skuadrën e re të Ligës së I të futbollit të Kosovës.

Dy trajnerët e FC Kosovës, Adnan ismajli e Malush Berisha, përmes rrjetit sociale facebook, kanë bërë të ditur.
“Jemi të nderuar me vizitën e skuadrës tonë që do ta bëjmë në shtetin e Kosovës e posaçërisht në rajonin e Anamoravës, është kënaqësi e veçantë t`i zhvillojmë dy ndeshje vëllazërore për t`i nderuar dy skuadrat e Komunës së Dardanës, qëllimi ynë është që nëpërmjet këtyre ndeshjeve futbollistike të kultivojmë frymën vëllazërore, gjithashtu të nderojmë këto dy skuadra por të nderojmë edhe shtetin tonë që sakrifikuam shumë për të pasur këtë liri të cilën ne sot po e gëzojmë së bashku me vëllezërit tanë në Kosovë”.

Siç paralajmërohet dy ndeshjet futbollistike do të zhvillohen në stadiumin e Dardanës në Dardanë, ndërsa pritet një interesim i veçantë i shikuesve në Dardanë./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.