FIDANISHTJA

FC Kosova në ndeshje vëllazërore mposht Dardanën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në stadiumin “Agush Isufi” në qytetin e Dardanës, skuadra vendëse Dardana anëtare e Ligës së ll grupi B, ishte nikoqire e mysafireve FC Kosova nga Zurich.

Shkallët e stadiumit “Agush isufi”, ishin përplot me shikues duke respektuar dy skuadrat në fushën e blertë.

Para ndeshjes kryesia e FC Kosovës, vendësve ua dhuroi nga një palë fanela sportive, po të njëjtin respekt e kishin edhe vendësit të cilët mysafirët i nderuan me një mirënjohje nga skuadra e Dardanës.

Rezultati i kësaj ndeshje ishte në plan të dytë, ndërsa përgjatë 90 minutave dy skuadrat treguan futboll cilësor.

FIDANISHTJA

Edhe pse në temperatura tropikale nuk munguan golat, kësaj radhe fitorja me meritë ju takoi mysafireve nga Zurich, të cilët mposhtën Dardanasit me rezultat 4-3.

Trajnerët e FC Kosovës, Adnan Ismajli dhe Majlush Berisha, pas kësaj ndeshje deklaruan.
“Jemi shumë të nderuar dhe i falënderohemi skuadrës së Dardanës për mikpritjen që na kanë bërë, ishte një lojë vëllazërore rezultati ishte i dorës së dytë, ndërsa një falënderim i posaçëm ju shkon shikuesve që në këto temperatura tropikale na përkrahën duke e ndier ne vetën si në shtëpinë tonë”.

Trajneri i Dardanës Enver Sërmaxhaj deklaroi.
“Edhe pse kampionati ka përfunduar qe një kohë të gjatë, arritëm t`i nderoj vëllezërit tanë nga Zurich, jemi shumë të lumtur që pikërisht ndeshjet e tyre që po i zhvillojnë në Kosovë na kanë përzgjedhur skuadrën tonë ndërsa ne ju dëshirojmë shumë suksese ne të ardhmen.

FC Kosova nesër ndeshjen miqësore e zhvillon me Bashkimin e Koretinit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.