FC Kosova emëron drejtor teknik, ish-trajnerin Adil Maliqin
Ish-futbollisti Adil Maliqi, i cili u deshtë pas lëndimit ta ndërpresë karrierën, e më vonë edhe trajner i disa klubeve nga Zvicra, ka arritur suksese kudo që është paraqitur.
34 vjeqari Maliqi, i cili vjen nga Busavata e Dardanës, por i cili jeton e vepron në shtetin Helvetik për 9 vite ushtronte zejen e trajnerit.
Sukseset më të mëdha si trajner i arriti me skuadrën nga Zvicra, SV Wurenlos duke inkuadruar në Ligën e tretë Zvicrane.
Ish-trajneri Maliqi këto ditë ka arritur marrëveshje me skuadrën më të njohur shqiptare në diasporë, FC Kosova, duke u emëruar drejtor teknikë.
“Është e vërtet që kam arritur marrëveshje me FC Kosovën, na ka mbetur vetëm të nënshkruajmë kontratën. FC Kosova është një skuadër shumë e madhe me rezultate tejet të mira dhe njëra ndër skuadrat më të organizuara shqiptare në diasporë, dhe e cila bën pjesë në Ligën e parë të futbollit Zvicran”, ka bëtë ditur drejtori teknik, Maliqi.
Adil Maliqi ka bërë të ditur se me skuadrën e FC Kosova, ka ambicie tejet të mëdha që nga fillimi i kampionatit të ardhshëm.
“Qëllimi jonë është ta forcojmë skuadrën me talent të ri shqiptarë, pasiqë kemi një numër të madh të tyre në Zvicër, në projektin tonë do të bëjmë çmos që të sjellim edhe futbollist të rinjë nga Kosova për t’ju dhënë mundësinë që më lehtë të depërtojnë në arenën e futbollit evropian, dua të them se me FC Kosovën po fillon një epokë e re e futbollit”.
Adil Maliqi njihet si njëri ndër trejrët më të talentuar, por kësaj radhe ka synim që me FC Kosova të arrijë sa më larg që është e mundur në futbollin Zvicran./rajonipress/


