Uji Dea

FC Kosova e Cyrihut shpallet „ekipi i vitit 2015“ në Zvicër

/ 2 minuta lexim
HW

Skuadra shqiptare nga Cyrihu, FC Kosova ka fituar garën dhe është zgjdhur ekipi i vitit 2015 në Zvicër.

Me ndihmën e lexuesve, të cilët kanë nominuar përmes votimit dhjetë ekipet me të suksesshme të vitit në regjionin e Cyrihut, ishte edhe skuadra shqiptare e futbollit, FC Kosova Cyrih.

Kosova e Cyrihut ka arritë këtë sezonë të ngjitet në ligën e parë të vendit si njëri ndër ekipet e para të migrantëve që do të garojë nga sezoni vjeshtor në këtë ligë, shkruan albinfo.ch.

Sot ekipi i Enver Osmani është një nga atraksionet e futbollit zviceran rajonal.

Më shumë se 1000 herë është votuar “ekipi i vitit”. FC Kosova ka fituar pothuajse 22 për qind të votave.

Më pas në renditje vijnë FC Oberglatt dhe FC Affoltern Am Albis. Për Kosovën e Cyrihut ky çmim paraqet kulmin ​​në një sezon shumë të suksesshme, thotë trjaneri Enver Osmani

HW

FC Kosova është me të vërtetë më shumë se një ekip. Ndeshjet e FC Kosovës janë përcjell nga më shumë se 1000 spektatorë dhe shumë shpesh kanë organizuar festa të futbollit.

“Ne fakt FC Kosova ka një funksion të rëndësishëm integrues për emigrantët në qytetin dhe kantonin e Cyrihut. Integrimi dhe identifikimi është një pikë qendrore e klubit. Lojtarët nuk vijnë vetëm për shkak të një kontrate, por për shkak të FC Kosovës“, tha trajneri i klubit Enver Osmani.

Duke filluar sezonin e ardhshëm FC Kosova do të luajë në ligën e parë si klubi i parë emigrantëve në Zvicër.

Trajneri I FC Kosovës thotë se do të sjellin frymën e sezonit të kaluar.

FC Kosova po ashtu dallohet edhe me numrin më të madh të shikuesve që përcjellin në çdo paraqitje. Njëkohësisht kosovarët ishin ekipi me fair-play në të gjithë kampionatin në grupin e tyre, trasnmeton albinfo.ch.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.