ARKATANA

FC “Drita”, nënshkruan kontratë me “diamantin” e saj Yll Ibrahimi

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

“Bardhekaltërtit” e Dritës sot në zyret e saja kanë nënshkruar kontratë katër vjeçare me njërin ndër futbollistët më të talentuar në futbollin e Kosovës me mbrojtësin e majtë, Yll Ibrahimi. Ibrahimi që nga fillimi i karrierës së tij ka kaluar të gjitha kategoritë në FC Drita duke treguar se ka një talent të madh në lojën e futbollit.

Majtaku i Dritës i cili mbi supet e tij ka 18 vite e disa muaj njiherit ishte edhe futbollist standard i Kombëtares së Kosovës U19, ndërsa tani e një kohë të gjatë Ibrahimi ishte pjesë e rregullt e ushtrimeve me skuadrën e parë të Dritës. Lidhur me nënshkrimin e kontratës së parë profesionale, talenti Ibrahimi ka theksuar.

Uji Dea

“Që nga fëmijëria jam pjesë e Dritës, kam kaluar të gjitha kategoritë në klubin e Dritës, jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e skuadrës së parë dhe tani kemi një kontratë profesionale, është kjo një ëndërr e imja që nga fillimi i karrierës që të jem pjesë e klubit të Dritës”.

Mbrojtësi i majtë, Yll Ibrahimi, ka bërë të ditur se ky do të jetë vetëm fillimi i karrierës së tij në botën e futbollit profesionist. “ I falënderohem stafit të klubit, trajnerit dhe të gjithë atyre që kanë pasur besim në mua,do të jap gjithmonë më të mirën që di dhe mundem për të mirën e klubit, nuk do të ndalem në asnjë moment që klubit të Dritës ti ofroj maksimumin tim për rezultate pozitive, ndërsa tifozëve “Intelektualëve”, ju premtoj se do te jem pjesë e tyre për të mirë e për të keq, dhe urojë që me paraqitjet e mija në fanellën “bardhe kaltër” ti bëjë krenar”, ka theksuar futbollisti, Yll Ibrahimi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.