FC Drita ndërpret bashkëpunimin me katër futbollist
Skuadra e Dritës përfundimisht ka ndërprerë bashkëpunimin me katër futbollistët e saj: Bunjamin Shabanin, Darko Tofiloskin, Liridon Lecin e Lirim Mema.
Portierit nga Bullgaqria Darko Tofiloskit dhe mbrojtësit Liridon Lecit, i ka skaduar kontrata ndërsa Bunjamin Shabanit dhe Lirim Mema edhe pse kishin kontratë edhe për një vit me marrëveshje të dyanshme kanë ndërprerë bashkëpunimin.
“Bardh e Kaltërtit” e Dritës përmes rrjeteve sociale i ka falënderuar për kontributin e dhënë në fanellën e Dritës duke ju dëshiruar suksese e karrierë të suksesshme në vazhdim./rajonipress/


