FC Drita klubi më i mirë për vitin 2020
FC Drita është shpallur klubi më i mirë për vitin 2020. Kampionët në fuqi kanë pranuar këtë çmim nga Federata e Futbollit e Kosovës përmes një ceremonie “online” pa mysafirë, në gala mbrëmjen “Laureatëve të vitit 2020”.
Fitimi i titullit kampion, kalimi i turit të dytë në Ligën e Evropës dhe shumë suksese të tjera kanë bërë që ‘bardhekaltërit’ të marrin për herë të dytë brenda tre vitesh këtë çmim.
Bakir Burri nga FFK-ja këtë çmim ia ka ndarë Valon Zymberit, drejtor i FC Drita, i cili pas marrjes së çmimit ka thënë se për këtë të arritur duhet falënderuar të gjithë. Më meritorët ishin futbollistët dhe stafi teknik, të cilët u sakrifikuan shumë për të arritur këtë sukses e sidomos presidentët Valon Murseli dhe Flamur Bunjaku, të cilët kontribuuan që të rritet FC Drita dhe futbolli kosovar./rajonipress/


