ARKATANA

FC Drita del me komunikatë rreth problemeve të cilat i kishte në Nyon të Zvicrës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Skuadra e Dritës me tu kthyer nga Nyoni i Zvicrës, ka bërë të ditur problemet me të cilat kishte kaluar atje.

Ndër të tjera, në komunikatën e klubit të Dritës, të postuar në faqen e tyre zyrtare në ‘facebook’, thuhet:

UBT

Klubi jone FC DRITA sapo ka arritur ne Kosove. Me kërkesë te shtetit zviceran, na është kërkuar qe ta lëshojmë vendin e Zvicrës para se te karantinohemi per 10 ditët e ardhshme. Organizatori UEFA ka bere përpjekje qe ndeshja te zhvillohet por qe ka qene e pamundur nga autoritetet zvicerane.
Me tu marr ky vendim, ne koordinim me organizatorin e kompeticionit është vendosur qe ndeshja mos te zhvillohet dhe ne te kthehemi ne Kosove.
UEFA gjithashtu na ka njoftuar qe për fatin e ndeshjes ndaj Linfild FC do te vendoset sot(12.08.2020) nga komisioni i disiplinës se UEFA-se.
Rregullat e UEFAS ishin te qarta qe nëse një lojtare rezulton pozitiv, lojtari do te izolohet dhe pjesa tjetër e skuadrës do te vazhdoj me ndeshjet, ndërsa kjo rregullore ka ra ndesh me rregullat e shtetit zviceran, për te cilën gjë është dashur qe ta mendoje mire organizatori i kompeticionit qe mos te na shfaqen probleme te tilla.
Klubi jone FC DRITA është tejet optimist qe do te gjendet një zgjidhje nga UEFA ne mënyrë qe mos te dëmtohet asnjë skuadër./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.