Eko Higjiena

FC Drita afër futbollistëve të sajë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Gjëja më e rëndësishme që ju mungon aktualisht klubeve të futbollit është rrotullimi i topit në fushat e blerta të futbollit. Pandemia COVID-19 i ka “mbyll gojën” futbollit tani e një muaj duke mos pasur një zgjidhje të shpejt për klubet.

Futbollistët e Dritës edhe pse nuk munden të takohen në stërvitjet e tyre, tani e një muaj stafi këtij klubi vazhdimisht janë së bashku duke analizuar se si të veprohet në këtë kohë të pandemisë së COVID -19.

Shumë klube të Kosovës ende nuk i kanë paguar futbollistët e tyre ose i kanë paguar me përqindje të zbritjes nga paga, ndërsa në mesin e “bardhekaltërve” të Dritës është një pasqyrë krejtësisht tjetër.

Uji Dea

“Sa i përket pagave ne ende nuk kemi ndonjë problem, futbollistët tanë të ardhurat e tyre i kanë marr me 31 mars dhe ne jemi duke bërë një sakrificë të madhe në këtë kohë të pandemisë, por ne kemi llogaritur se këta futbollist mbajnë familjet e tyre nga këto të ardhura dhe ja kemi dal që kësaj radhe mos të ju mungoj asgjë, ka bërë të ditur zv.drejtori i përgjithshëm e drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi.

Zymberi tregon se si futbollistët e Dritës janë duke punuar në këto kushte pandemike.
“Futbollistët janë duke punuar sipas plan-programit që stafi teknik ju ka dhënë, mendojmë se të gjithë futbollistët janë profesionistë dhe të përgjegjshëm për punën të cilën e bëjnë”.

Zymberi ka theksuar, se në taborrin e Dritës janë për tu zhvilluar kampionati në ato momente që të qetësohet gjendja.
“Mendojmë se më mirë është të zhvillohet kampionati sepse për të gjitha skuadrat është më korrekte, dhe çdo duel të fitohet në fushë e jo në tavolinë, por ne si skuadër megjithatë ne do t`i respektojmë vendimet që vijnë nga UEFA”./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.