Uji Dea

FC Dardania, ekipi i parë shqiptar në finalen e kupës së Bazelit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

FC Dardania Bazel kualifikohet për herë të parë në histori për finalen e kupës së Bazelit, duke mposhtur kështu ekipin e ligës së dytë, FC Bubendorf me golin e shënuar nga Mehmet Rexhepi, para më shumë se 500 shikuesve.

Ky ishe ekipi i katërt me radhë i ligës së dytë që eliminohet në këtë edicion nga FC Dardania. Ndërkohë që ky sukses nuk mbaron me kaq, FC Dardania kryeson tabelën edhe në kampionat. Dhe është fare pranë ngjitjes në ligën e dytë. Këtë siguri ua jep fitorja e javës së kaluar (0:1), duke „rrahur“ në fushë të vet para 700 shikuesve rivalin kryesor, FC Aesch, që ka në mesin e vet dhe ish-lojtarin e FC Bazelit dhe reprezentuesin e shumëfishtë të Australisë, Scott Chipperfield.

Trajneri i Dardanisë, Enver Hajdari, shprehet i lumtur për suksesin e ekipit të tij që në këtë prag të shënimit të 20-vjetorit të themelimit të klubit janë pranë dy suksese të mëdha.

„Më 2 korrik festojmë 20-vjetorin e themelimit dhe për këtë ditëlindje dëshirojmë t‘i shpërblejmë shqiptarët e Bazelit e më gjerë me fitimin e Kupës së Bazelit dhe ngritjen në ligën e dytë rajonale, shprehet trajneri i Dardanisë që ka një karrierë të suksesshme futbolli deri në ligat e para të Zvicrës.

GRANDEMALL

FC Dardania (3.) – FC Bubendorf (2.) 1:0 (0:0)

Golashënues: 90. Mehmet Rexhepi

Përbërja e ekipit:

Kajo Osmani – Avdyl Krasniqi, Shpend Mustafa, Mehmet Rexhepi, Shaban Kryeziu (91. Shenoll Dalipi) – Ismet Kastrati, Bajram Salihu – Bujar Fazliu, Nusret Rexhepi ©, Naser Murina (90. Ekrem Balaj) – Perparim Rafuna (52. Shqiprim Salihi) – Trajner Enver Hajdari.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.