ARKATANA

FC Besa feston ngritjen në Ligën e Dytë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ekipi që është themeluar vetëm tri vite më parë u ngjit në ligën e dytë regjionale dhe kjo nuk është pak, mendojnë në FC Besa.

Me fitoren e arritur në ndeshjen e 15 qershorit kundër Wyler, FC Besa nga Biel/Bienne ka realizuar suksesin e saj më të madh në historinë e shkurtë të ekzistimit, është ngjitur në Ligën e Dytë regjionale.

Rrugën e ngritjes një kategori më lartë, Besa e kishte trasuar të mërkurën, me rezultatin baraz në ndeshjen e parë kundër FC Wyler nga Berna. Por vulën e fitores skuadra shqiptare e ka lënë të shtunën me barazimin e sërishëm, 1:1 në ndeshjen e kthimit. Kjo ka ndodhur para 1320 shikuesve, kryesisht shqiptarë, të cilët menjëherë pas fishkëllimit për përfundim të lojës shpërthyen në një atmosferë gëzimi e euforie.

Ekipi që është themeluar vetëm tri vite më parë u ngjit në ligën e dytë regjionale dhe kjo nuk është pak, mendojnë në FC Besa.

Mobi Casa

“Ne e dinim se ndaj një konkurrenti të vështirë sikur Wyler nuk guxojmë të bëjmë gabime”, thotë për Bieler Tagblatt golshënuesi Mohamed Hajjaj.

Të përkujtojmë se për bernasit luante Johan Berisha, futbollisti i njohur i dikurshëm i Young Boys, skuadër e superligës zvicerane, i cili ishte dirigjues i lojës së skuadrës së tij.

Sidoqoftë, “Besa” mori një gol nga penaltia, me çka u barazua rezultati 1:1. Dhe, kur pipi i gjyqtarit shënoi përfundimin e ndeshjes, shikuesit me flamuj shqiptarë pushtuan fushën. Gëzimi nuk njihte kufij. Fansat dhe lojtarët festonin bashkë ngritjen në Ligën e Dytë./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.