Fundamenti

Fazliu te Shkëndija, zyrtarizmi të hënën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Astrit Fazliu do të luaj në Maqedoni me Shkëndijën. Marrëveshja është arritur dhe detajet e fundit do të zgjidhen të hënën. Konfirmimi vjen nga të dy palët, të cilat zbulojnë bisedimet e zhvilluara gjatë ditëve të fundit. Sulmuesi ferizajas qëndron me ‘këmbë në tokë’ para nënshkrimit të kontratës.

“Kemi biseduar me zyrtarët e Shkëndijës dhe kemi rënë dakord, megjithatë do të kemi edhe një takim në fillim të javës së ardhshme për t’i zgjidhur detajet e fundit”, pohoi autori i nëntë golave këtë edicion. Ai shprehet i lumtur për aventurën e re në Maqedoni. “Jam entuziast për të luajtur në futbollin maqedonas. Shkëndija ka një projekt të madh, gjë e cila është shumë pozitive. Gjithsesi, shpresoj që së pari të kryej me sukses zyrtarizmin”, theksoi Fazliu.

Uji Dea

Sulmuesi ferizajas ishte i lidhur me një kalim te Partizani i Shqipërisë, por ai mendon që përmes futbollit maqedonas mund të depërtojë më lehtë në klube më të mëdha. “Sinqerisht, më pozitiv e shoh kalimin te Shkëndija se te Partizani. Mendoj që nga futbolli maqedonas mund të kaloj më lehtë në ndonjë skuadër më të madhe evropiane”, përfundoi Fazliu, i cili është golashënuesi më i mirë i Superligës pas edicionit vjeshtor…(Tribuna – Arena).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.