Hidromorava

Faza e tretë e dezinsektimit hapësinor në Gjilan nis nesër në ditën e martë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komuna e Gjilanit në bazë të kontratës me operatorin ekonomik dhe vlerësimit të komisionit komunal në koordinim edhe me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, bëjnë të ditur, se nga nesër në mbrëmje, nis faza e tretë e dezinsektimin hapësinor.

Drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Selami Xhemaili, ka konfirmuar se të gjitha përgatitjet janë bërë që faza e tretë e dezinsektimit të nis ditën e nesërme në ora 19:30 deri në orën 24:00 dhe do të vazhdojë kështu për pesë ditë me radhë.

RCCOLA

Apelohet te të gjithë qytetarët që t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda, sikurse një kujdes i veçantë duhet të kenë edhe bletarët të cilët rekomandohen t’i mbyllin bletët e tyre nga ora 19:30 deri në orën 05:00, që të mos ketë ndonjë dëmtim eventual.

Dezinsektimi do të bëhet në zonën urbane dhe në fshatra. Njëkohësisht janë duke u bërë përgatitjet edhe për dezinfektimin e shkollave dhe institucioneve edukative, për të krijuar ambient të përshtatshëm për fillimin e mbarë të mësimit, për të mos lënë hapësirë të shpërndarjes së infeksionit në institucionet arsimore./rajonipress/