Fundamenti

FAZ: Haradinaj nuk do të arrinte t’i kapte institucionet siç ka bërë PDK-ja e gjithëpushtetshme

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) shkruan se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po lufton në shumë mënyra për të mbetur në pushtet në Kosovë. Në rast se e humb pushtetin PDK humb kontrollin mbi ministritë dhe mbi institucionet që vetëm sa për sy e faqe duhet të qëndrojnë mbi partitë politike siç janë Gjykata Kushtetuese, policia, autoritetet e licencimit, dogana dhe mediet publike. Në Kosovë, shton FAZ, tani mund të shikohet se si zhvillohet kjo betejë për pushtet.

Gazeta përkujton se partia e Thaçit ka fituar më së shumti vota, por partitë e tjera shqiptare, përkundër diferencave, janë bashkuar në një aleancë për të penguar Thaçin. Sipas kësaj analize në shikim të parë shkuarja e Thaçit dhe ardhja e Ramush Haradinajt në postin e kryeministrit nuk ndryshon gjë.

Uji Dea

“Një lider cubash shkon, tjetri vjen. Por, në fakt disa gjëra do të ndryshojë nëse opozita e bashkuar arrin ta dëbojë Thaçin nga pushteti. Koalicioni heterogjen kundër Thaçit do të duhej të mbështetej në shefin e Vetëvendosjes Albin Kurti, një politikan që luhatet mes popullizmit të vjetër jugosllav të subvencioneve dhe nacionalizmit shqiptaromadh, të cilin elita në Prishtinë bashkë me BE-në dhe SHBA-të e kanë mbajtur larg nga pushteti. Kurti angazhohet për politikë të pakompromis ndaj Serbisë”, shkruan FAZ.

Kjo gazetë citon vëzhgues të pavarur në Prishtinë, të cilët e përshëndesin një koalicion qeveritar të kryesuar nga Haradinaj. Kjo qeveri do të ishte nën vëzhgimin e rreptë të Vetëvendosjes dhe nuk do të arrinte t’i kapte institucionet shtetërore siç ka bërë PDK e gjithëpushtetshme. Por, shton FAZ, njëherë Kosova duhet të pres vendimin definitiv të Gjykatës Kushtetuese sa i përket zgjedhjes së kryetarit të Parlamentit. Gjykata Kushtetuese, e cila sipas FAZ drejtohet nga Enver Hasani, një besnik i PDK-së, e ka pezulluar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Sepse, përfundon gazeta gjermane, për PDK-në çështja është të humb apo të fitojë gjithçka. Për të mos humbur pushtetin kjo parti po planifikon të provokojë zgjedhje të reja nëse nuk arrin të mbajë pushtetin./Gazeta Blic

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.