Favoritja e “Miss Earth”

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Nuk është shumë kohë që ajo rrëmbeu kurorën e “Miss Earth Kosova” përmes së cilës do të përfaqësoj vendin në Filipine.

E duke qenë se nuk i ka mbetur edhe shumë kohë që ajo të udhëtojë drejt shtetit nikoqir të spektaklit “Miss Earth”, vajza e cila u përzgjodh që ta përfaqësojë Kosovën në këtë ngjarje të bukurisë ka treguar të jetë e gatshme për secilën sfidë atje. Madje edhe për çmimin e madh…

Tribuna: Donika, si po shkojnë përgatitjet rreth përfaqësimit të Kosovës në ‘Miss Earth’?
Emini: Shumë mirë. Dje i kemi përfunduar fotografitë në Mirushë. Atje kam qenë me Agnesa Vuthajn dhe Veton Osmanin. Këto foto janë me bikine dhe duhet t’i dërgojë në Filipine për kalendar. Pastaj të hënën e kemi në agjendë ta bëjmë videon me bukuritë e Kosovës. Një video ku do të prezantojmë secilin cep të bukur të vendit tonë.

Më 15 dhjetor drejt Filipineve

Tribuna: Përveç fotografisë, cilat janë angazhimet tjera që duhet t’i bëj një ‘miss’?
Emini: Po patjetër që duhet të kesh kujdes edhe për dukjen. Aty janë ushtrimet në fitnes, pastaj solariumet e përgatitje të ndryshme të këtij lloji.

Tribuna: Kur është nata finale e këtij spektakli?
Emini: Nata finale është me 6 dhjetorë. Ndërsa unë me 15 nëntor do të fluturojë për Filipine. Në plan e kam të kthehem me 10 dhjetor. Por nëse e kam fatin të fitoj ndonjë çmim atëherë besoj që do të vazhdoj të qëndroj atje më shumë sesa me datën 10.

RCCOLA

Tribuna: A keni ndonjë lajm nga Filipinet, si e pritën lajmin që do të jesh pjesëmarrëse atje?
Emini: Atje jam një ndër favoritet e vajzave. Jam favorite të hyjë në top 15-të, top 10 dhe top 4-she. Organizatorja e ‘Miss Earth’ më ka thënë që po favorizohem shumë atje. Shpresoj të jetë ashtu.

Tribuna: Përveç çmimit të madh, cili do të ishte çmimi tjetër që do të dëshiroje ta rrëmbeje?
Emini: Atje do të kemi aktivitete të ndryshme dhe në bazë të tyre do të shpërblehemi me medalje. Sa më shumë medalje që të fitojë aq më shumë i afrohem vendit të parë. Normal që çmimi i madh është synimi i të gjithë pjesëmarrëseve. Por do të më pëlqente të marr edhe çmimin ‘Miss Fotogenia’. Për këtë më kanë thënë që më së shumti jam favorite.

Keqardhje për Mirjetën

Tribuna: A po ndihen në njëfarë forme me fat që je fituese e ‘Miss Earth Kosova’ e jo ‘Miss Univerese Kosova’, duke e marrë parasysh problemin në të cilin hasi Mirjeta Shala?
Emini: Më vjen shumë keq për Mirjetën. Atë e kam shoqe dhe më vjen shumë keq që ia kanë refuzuar vizën. Edhe pse spektaklet e bukurisë nuk kanë lidhje me politikë, ajo përsëri hasi në problem. Unë pata fat që u zgjodha ‘Miss Earth Kosova’ dhe pa problem po më bëhet të shkoj ta përfaqësoj vendin tim. Aq më tepër që në këtë spektakël do të jem e vetmja shqiptare. “Miss Shqipëria” nuk do të marrë pjesë, pasi që vajza e Shqipërisë është nën moshën 18 vjeçare dhe nuk i lejohet.

Tribuna: Ju është ofruar ndonjë mbështetje institucionale?
Emini: Jo nuk kemi mbështetje dhe është shumë keq. Ministria e Kulturës nuk na financon asgjë. Për të gjitha këto gjëra Agnesa duhet të merret vetë. Vetëm me mundësit e veta dhe me të vërtet kjo është shumë keq.

Tribuna: Sa beson që do të na përfaqësosh denjësisht?
Emini: Jam shumë e gatshme që ta përfaqësoj vendin tim denjësisht. Jam përgatitur shumë jo vetëm që atje të paraqitem si një vajzë e bukur, por një vajzë shembull edhe për inteligjencë. Të shihet në botë që shqiptaret përveç bukurisë e kanë edhe inteligjencën. /tribuna/