Uji Dea

Favorite për “Miss World 2013”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ceremonia e parë e garës për zgjedhjen e Miss World 2013, ka nxjerrë disa nga favoritet të cilat mund të triumfojnë në finalen e 28 shtatorit, e cila mbahet në Bali.

Dhe natyrisht bastoret nuk mund të qëndrojnë anash kur bëhet fjalë për një eveniment të tillë, por edhe ato japin vlerësimet dhe nxjerrin kuotat se cila prej mund të ngadhënjej.

Dhe në bazë të këtyre vlerësimeve, së paku sa i përket vendeve të Ballkanit, me kuotën më të lartë prin bukuroshja e cila përfaqëson Kosovën, Antigona Sejdiu. Antigona është 19-vjeçe, ndërsa ka lindur në Gjermani, edhe pse tani jeton në Prishtinë.

Ajo konsiderohet si kandidatja kryesore për të rrëmbyer titullin e më të bukurës në botë, duke o pozicionuar e teta në mesin e bukurosheve nga e mbarë bota, por me vlerësime gati të barabarta me 7 bukuroshet tjera që janë para saj.

FITORJA

Antigona sipas bastoreve, ka shansat për fitore prej 19:1. Por ajo që është me rëndësi të thuhet, është se Antigona prinë para të gjitha përfaqësueseve të vendeve të Ballkanit.

Kur flitet për përfaqësueset e këtyre vendeve, pas Antigonës më së larti është pozicionuar ajo e Kroacisë, por në vendin e 48-të,, pastaj ajo e Serbisë është në vendin e 61-të, e Malit të Zi e 71-ta, si dhe bukuroshet nga Bosna dhe Maqedonia të cilat janë renditur në pozitën e 87-të, respektivisht në të 88-ën.

Kur bëhet fjalë për favoritët, në vend të parë gjendet Rusia, me përfaqësuesen e saj Elmira Abdrazakova, të cilën ndryshe e quajnë “Margaritari i Sibirit”.

Pas saj vijnë edhe Nevlet Dion nga India, pastaj vijë misat e Kinës, Filipineve, Kolumbisë, Venezuelës dhe Republikës Dominikane. Se cila prej këtyre bukurosheve do të triumfojë në fund, duhet të presim datën 28 shtator, kur zhvillohet ceremonia kryesore./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.