UBT

Favore për mbylljen e skandalit me diploma

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Fadil Kelmendi kur ishte ngarkuar me përgjegjësi nga ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ta verifikonte dosjen e 505 diplomave në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Pejë, pas hetimeve që kishte filluar më herët Prokuroria nën dyshimin për diploma false, vajza e tij, Kaltrina Kelmendi, ka nisur punën si zyrtare për likuidim në kuadër të zyrës rajonale të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) në Pejë.

Gjithçka do të ishte në rregull me këtë punësim po qe se në dosjen e trashë të Prokurorisë që Kelmendi kishte marrë përgjegjësi shtetërore ta zbardhë të vërtetën e këtyre dyshimeve, nuk do të figuronin edhe emrat e dy zyrtarëve të lartë të AKP-së, përkatësisht Skender Komani, i cili deri muaj më parë ishte zëvendëskryesues i Bordit të AKP-së dhe Ujkan Bajrës, drejtor i auditimit në Agjenci dhe njëherësh zyrtar i lartë në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.

Uji Dea

Sipas dosjes së përgatitur nga Prokuroria Themelore e Pejës, por që në fillim të marsit të këtij viti kishte arritur ta sigurojë gazeta “Zëri”, rektorati i këtij Fakulteti kishte shfaqur dyshime të bazuara se nga 505 studentë, 503 nuk figuronin në arkivat e tyre të kenë qenë ndonjëherë studentë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.