UBT

Faturat e rrymës dhe festat e fundvitit rëndojnë xhepin e gjilanasve, Gjilani si të ishte Zvicra?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nëse keni vendosur ta kaloni një natë përgjatë ndërrimit të moteve çmimet sillen nga 30 deri në 70 euro për person. Qytetarët thonë se çmimet e faturave të rrymës ua kanë zbrazur xhepat e për festën e vitit të ri ata vlerësojë se çmimet janë tepër të shtrenjta sikur të ishte në Zvicër.

Qytetarët gjilanas janë goditur rëndë me faturat e rrymës. Në shumë lagje të qytetit ka pasur mungesë të energjisë deri në 14 orë dhe faturat sërish u janë shtrenjtuar. Kjo është një hajni e pastër dhe këtu gisht ka edhe Qeveria e cila po e mbron këtë krim të organizuar.

Besimi një gjilanas mendon se faturat janë astronomike. ”Kam paguar përherë 68 euro kurse tani 170 euro një diferencë tejet e madhe” shprehet ai.

Fundamenti

Edhe Vegimi një qytetar tjetër mendon se Qeveria e Kosovës po e mbron hajnin e instaluar në KEDS. “Qeveria po e përkrah hajnin dhe kjo u pa edhe me deklaratën e Albin Kurtit i cili foli si ekspert i energjisë. Kjo është marrë për të sepse nuk jemi duke shpenzuar gjithë këtë rrymë” tha Vegimi.

Murseli një tjetër qytetar thotë se ka shkuar ta bëjë një rezervim për natën e dytë të vitit të ri. “Paramendojeni Gjilani si në Zvicër, prej 25 deri në 70 euro nata për person. Kjo është e tepërt dhe këtë ngritje e bëjnë veç matrapazët e restoranteve që nuk e kanë mundin hallall” shprehet Murseli./rajonipress/