Fatosi shënon, Dinamo mposhtet
Dinamo Zagreb ka humbur në xhiron e pestë në kuadër të Europa League. Kroatët e udhëhequr nga sulmuesi shqiptar, Fatos Beqiraj humbën si mysafirë të ekipit ukrainas Chernomorets Odessa me rezultat prej 2:1.
Ishte pikërisht shqiptari, Beqiraj, ai i cili shënoi golin e vetëm për kroatët në minutën e 20-të të sfidës.
Në pjesën e dytë ukrainasit pas sulmeve të njëpasnjëshme realizuan golin e barazimit 12 minuta para përfundimit të kësaj sfide me anë të sulmuesit Anfriy Antonov.
Kur pritej ndeshja të përfundonte në skenë doli sulmuesi Anthony Didenko, i cili realizoi golin e fitores në minutën e dytë të kohës shtesë dhe vulosi rezultatin përfundimtar, atë të 2:1 për Odessan.
Pas kësaj humbje, Dinamo Zagreb mbetet në pozitën e fundit të renditjes tabelore të grupit B me 1 pikë, ndërsa Odessa zë vendin e parafundit me shtatë pikë.


